E Diel, 1 Nëntor 2026

Alban Kondi: Projekti qe do te na rikthente ne skene eshte recitali Yllka Selita



Ai u be shume i njohur ne vitet 2002, sepse, se bashku me dy djem te tjere, formoi nje grup qe u pelqeu menjehere nga te gjithe, "Produkt 28". Grupi u krijua me 28 nentor 2002 i perbere nga tre anetare: Alban Kondi, Fabian Basha, Turjan Hyska.

Ne vitin 2005, grupi hedh ne treg albumin e pare me titull "Udhekryq", nga i cili jane realizuar kater videoklipe. Albumi "Udhekryq" ka rezultuar nder me te suksesshmit e vitit 2005. Grupi ka realizuar bashkepunime me kengetare te mirenjohura si: Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Dr-Flori (WSF) Besa Kokedhima, Orinda Huta, Florian Mumajesi etj. Ne vitin 2007 ka nxjerre ne treg albumin e dyte me titullin "Nje kat me lart", por duket se ky ishte bashkepunimi i fundit, sepse duket se djemte nuk po e gjejne me kohen me per te punuar ne grup, megjithese kane bere dalje se bashku, nuk po sjellin me nje album te ri. Per kete kemi folur me nje nga anetaret e grupit, Albanin, i cili ne intervisten e dhene per suplementin "Summer Time" ne gazeten "Koha Jone", rrefen pse nuk jane shfaqur me si grup dhe cili do te ishte ai projekt qe do t'i rikthente djemte apo grupin "Produkt 28" ne skene.

Sot, nese do te kthenit koken pas, cfare kujtoni nga fillimet tuaja ne muzike?

Ka shume per te kujtuar, por momenti me i paharruar dhe sigurisht qe do te me shoqeroje gjate gjithe karrieres sime, sepse eshte edhe me i vecanti per mua, ngelet regjistrimi i kenges se pare. Nuk dija nga t'ia filloja, sepse isha i bllokuar nga emocionet aq sa mbaj mend se ne dublen e pare nuk arrita te kendoja. Nje tjeter moment qe do te doja te kujtoja eshte edhe krijimi i grupit dhe pa diskutim qe nje nga momentet me te bukura ngelet realizimi i albumit te pare. Nje album deciziv, qe na dha sukses e siguri per vazhdimesine tone si grup.

Dihet se vellai juaj eshte nje kengetar dhe kompozitor shume i njohur, sa ka ndikuar ai qe dhe ju te merreni me muzike?

Po, sigurisht qe te fakti qe une kisha vellane tim me te madh kengetar dhe muzikor shume te talentuar, ka qene nje shtytje shume e madhe per mua qe edhe une te merrem me muziken. Pastaj, fakti qe ai ishte i njohur, mund ta quaj nje privilegj. Flori ka qene nje mbeshtetje shume e madhe, pa diskutim. Ka qene i drejt dhe objektiv me madh dhe mbi te gjitha jo emotiv, me ka mesuar shume si te nxjerr me te miren time.

E filluat karrieren tuaj ne grup, po sot ku eshte grupi "Produkt 28"?

Eshte e vertete qe kemi rene pak ne qetesi si grup, por, fatkeqesisht, vete fjala grup kuptohet qe jo gjithcka eshte ne doren time dhe varet nga une. Kemi tentuar disa here per te sjelle materiale te reja, por nuk jemi bindur plotesisht, pasi kjo pauze qe ne kemi bere na ka penalizuar paksa, sepse duhet te rikthehesh shume fuqishem, qe te besh bum. Keshtu qe per momentin po vazhdojme te bejme nje pauze me shpresen per t'u rikthyer shume shpejt.

Ju kemi pare edhe ne duete, si me Orinda Huten apo bashkepunime me kengetare te njohur, a do te keni bashkepunime te reja?

Meqenese flitet per nje duet te disa koheve me pare, mund te them se pas atij, duete kam menduar edhe per te tjere. Sigurisht qe edhe plane kam shume, por kur te jete momenti i pershtatshem do te flas me konkretisht.

Me cfare po merreni momentalisht?

Momentalisht jam fokusuar ne studion time te regjistrimit duke punuar per disa materiale dhe disa prej ketyre materialeve do te jene gati shume shpejt, sepse jam ne perfundim te tyre, sigurisht qe jane materiale te reja.

Si ndiheni, kur ju personifikojne si vellai DR. Florit?

(Qesh) Sigurisht qe shume mire. Jua thashe edhe pak me lart qe per mua ka qene nje privilegj, qe te jem vellai i nje prej artisteve me te njohur ne Shqiperi.

Ky sezon, pra sezoni veror, eshte nje lume i prurjeve te reja per shume kengetare, ju do te lanconi ndonje klip per kete sezon?

Fatkeqesisht, me grupin "Produkt 28", sic ju thash, jemi ne ate gjendjen e pauzes, por edhe vete si solist nuk ndonje material gati. Kurse materiale qe kemi prodhuar ne studio per kengetaret e tjere jane pjese e ekraneve muzikore edhe kane filluar te shfaqen.

Ju nderkohe beni muzike edhe per shume kengetare te tjere, eshte me lehte te kompozoni per te tjeret apo per veten?

Kur ulesh dhe shkruan nuk e mendon se do ta besh per veten apo per dike tjeter. S'mund te them qe eshte me e lehte apo me e veshtire, eshte e njejta deshire per te bere pune sa me te mire dhe cilesore ne te dyja rastet.

Nese do te kishin zgjedhur nje profesion tjeter dhe jo muzikant, cili do te kishte qene ai?

Kur kam qene i vogel, babai im me merrte shume shpesh me vete te pista e aviacionit ne Kucove dhe mbaj mend qe me pelqenin shume avionet, aq sa gjithe diten mendoja per ate gje. Teksa me bete kete pyetje, po ju pergjigjem menjehere qe ndoshta mund te kisha zgjedhur qe te behesha pilot avioni.

U be nje periudhe relativisht e gjate qe po i mungoni skenave muzikore, pse?

Angazhimet e shumta qe kemi nuk na kane lene kohen e duhur qe te fokusohemi 100 per qind te grupi. Kur te gjejme kohen dhe frymezimin e duhur, do te jete momenti per t'u rikthyer ne skenat e festivaleve te ndryshme qe organizohen.

Cili do te ishte projekti qe do t'ju rikthente?

Kemi pasur shume oferta per koncerte dhe pjesemarrje ne evenimente, por i kemi stopuar vete per arsyet qe ju citova edhe me lart. Projekti, i cili do te na rikthente duhet te jete dicka e madhe dhe ky do te ishte nje koncert i yni recital.

Si nis nje dite e juaja?

Ne ndryshim nga shume njerez qe mund te thone se zgjohem ne kete ore dhe bej keshtu e keshtu, dita ime nuk eshte fikse, sepse nuk kam nje rutine te percaktuar, pasi gjithcka varet nga impenjimet e asaj dite. E sigurt eshte qe fle dhe zgjohem. (Qesh)

A ka ndonje kengetar, me te cilin do te kishit deshire qe te bashkepunonit dhe nuk ju eshte dhene mundesia?

Mund te them se nuk eshte vetem nje kengetar, por jane disa kengetare qe do te me pelqente qe te kishim nje bashkepunim dhe problemi nuk qendron se nuk me eshte dhene mundesia, por nuk ka qene moment i duhur.

Si do te jete muaji gusht per ju, sezon pushimesh apo sezon pune?

Sic ju thashe, jam ne proces pune per disa materiale te reja ne studio gjate kesaj kohe, por pas dates 15 kam planifikuar te bej pushime, sigurisht qe duke qene ne vrull pune, pushimet e mia nuk mund te jete shume te gjata. Pra, gushti do te jete edhe pune, edhe pushime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›