Kryeministria: Rama sulm vulgar ndaj PPE-ve dhe mikut te vendit, Volonte Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, e cilesoi dje sulm vulgar ate qe Rama i beri dy dite me pare, kreut te Partive Popullore Europiane, Luca Volonte, pasi ky i fundit e kritikoi ashper kreun socialist per qendrimin e tij, kunder votimit me 6 gusht, te nismes per heqjen e imuniteteve. Nepermjet zedheneses se tij, Erla Mehilli, Berisha u shpreh se Rama ka vendosur te bllokoje per te tretin vit radhazi, marrjen e statusit te vendit kandidat, per ne Bashkimin Europian, te Shqiperise, duke bllokuar heqjen e imunitetit dhe rrezimin e murit te korrupsionit, me date 6 gusht. "Rama ndermori dje nje sulm absurd dhe te papermbajtur ndaj njerit prej personaliteteve me te shquara te qendres se djathte Europiane, Kryetarit te Grupit Parlamentar te Partive Popullore Europiane, grupit me te madh ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, mikut te shquar te Shqiperise, z. Luca Volonte. Zoti Rama sulmoi verberisht personalitetin e shquar te Partive Popullore Europiane qe qeveris sot ne 17 vende anetare te BE, vetem e vetem se ai i beri thirrje z. Rama te mos bllokoje heqjen me date 6 gusht, te imunitetit dhe marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine, pasi ky eshte nje shkelmim i tij i perseritur mbi endrren Europiane te shqiptareve", - u shpreh dje Mehilli. Sipas saj, Rama ndermori sulmin e tij vulgar ndaj ketij miku te shqiptareve, vetem e vetem, se ai i rikujtoi se ne biseden e tij te fundit ne seline e Partise Socialiste, Rama kishte denoncuar qeverine se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imunitetit per ministrat dhe zyrtaret e tjere, pasi kishte frike nga hetimet per korrupsion, kurse tani qe qeveria kishte pranuar ndryshimin e Kushtetutes dhe te gjitha propozimet e tjera per heqjen e korrupsionit, ishte vet ai, pra z Rama, qe nuk pranonte shembjen e murit te korrupsionit. Per mazhorancen, Rama eshte kryetari i vetem i opozites ne bote, qe mbron mazhorancen me imunitet, sikur te ishte vegel dhe jo kundershtar sovran i saj. "Me qendrimin e tij te djeshem, Rama faktoi falsitetin e thirrjeve te tij per te papunet, qe vuajne per kafshaten e gojes se femijeve te tyre, ku korrupsioni, pervetesimi dhe fshehja ne taksa e dogana te pasurive te tyre te paligjshme nga zyrtaret me imunitet, u erreson shpresen e tyre per punesim", - shtoi Mehilli. Ne emer te kryeministrit, Mehilli shtoi se, me sulmin e tij absurd ndaj z. Volonte, vetem se ai i kerkoi Rames te pranoje barazine para ligjit te zyrtareve te vendit, me qytetaret e thjeshte, kreu socialist deshmon se per ate dhe Partine Socialiste, kryesore eshte pasurimi i paligjshem i "Fideleve" te Partise dhe mbushja e arkes se Partise Socialiste, dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmes ekonomike per 560 mije pensioniste, si dhe e 100 mije familjeve ne ndihme ekonomike. "PD i ben thirrje Rames, te heqe dore nga sulmet ndaj miqve te Shqiperise dhe personaliteteve te larta Europiane, e te lejoje grupin parlamentar te Partise Socialiste, te votoje me date 6 gusht per heqjen e imunitetit, rrezimin e murit te korrupsionit dhe per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, per Shqiperine. Nga ky akt historik fitojne te gjithe qytetaret shqiptare, duke bere te mundur keshtu, qe endrra e tyre Europiane te behet gjithnje e me e vertete.
"Volonte, eksponent i dores se dyte i te djathtes europiane"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi menjehere pas takimit mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te Grupit Parlamentar te PPE-se ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, Luca Volonte. Reagimi i ashper i Rames ndaj Volontes, erdhi pasi ky i fundit beri apel per votimin me 6 gusht, per heqjen e imunitetit dhe kerkoi nga Rama qe te mos e pengoje nje gje te tille. "Nuk eshte hera e pare qe eksponente te dores se dyte te se djathtes europiane behen pjese e fushatave denigruese ndaj opozites shqiptare, krah per krah me Sali Berishen", - u shpreh Rama. Sipas tij, pavaresisht shpifjeve te kryeministrit, opozita e ka kryer detyren e saj per statusin kandidat te Shqiperise ne BE. "Megjithate, sado te shpife e shaje opoziten kryetari i Partise Demokratike dhe cfaredo isoje t'i mbaje atij ndonje i djathte europian, Partia Socialiste ka bere ne kete vit politik per integrimin europian e per statusin e kandidatit per Shqiperine, aq sa asnje opozite s'ka bere ndonjehere me pare", - shtoi Rama. Ai vijoi me tej, se "perrallen e bllokimit te statusit nga opozita, meqe socialistet kane deklaruar se nuk votojne ne daten 6 gusht, zoterinjte Berisha dhe Volonte mund t'ia tregojne njeri-tjetrit, apo atyre qe u besojne verberisht, po asnje shqiptari qe shikon e qe degjon me syte e me veshet e tij".