LSI thirrje PS-se, te votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), Luan Rama, i beri thirrje dje Partise Socialiste, qe te votoje me 6 gusht, heqjen e imunitetit. Rama tha se opozita nuk duhet te bllokoje por te kontribuoje ne situata te tilla. "Te leme menjane qendrimet bllokuese e te fokusohemi tek detyra, qe eshte vota pro heqjes se imunitetit. Data 6 gusht, jo reference force e egoizmi e udhehequr nga interesa partiake. Duhet te demonstrojme vullnet real", - u shpreh Luan Rama. Sipas tij, socialistet duhet te kontribuojne ne permbushjen e detyres se integrimit europian te vendit, dhe kjo date nuk mund te jete reference force dhe egoizmi por reference e angazhimit dhe detyrimit qe buron nga prioritet kombetar, integrimi. "Ceshtja e heqjes se imunitetit eshte e lidhur me nje prioritet kombetar, sic eshte integrimi europian i vendit. Interesat e vendit kane nevoje dhe ne kete rast per kontributin e PS-se, per pergjegjshmerine dhe voten e saj. Dhe nese PS eshte realisht e interesuar te jete ne te njejten trend zhvillimesh me shoqerine shqiptare, duhet te kontribuoje qe ne 6 gusht te votoje projektin qe vete ka hartuar", - shtoi R ama. Ne kete kuader, ai ftoi edhe nje here socialistet, qe te mos bllokojne neser votimin ne kuvend, por te japin votat per t'ju pergjigjur interesave evropiane, te shqiptareve.