"Brryli", segmenti i ri qe lidh unazen me "Ali Demin" Luljeta Ndoka
Nje segment teresisht i ri ka filluar te ndertohet dje nga Bashkia e Tiranes. Behet fjale per ndertimin e rruges "Hasan Sufa", ne zonen prane "Brrylit". Ky segment i ri rrugor, i cili perfundon ne muajin tetor, do te lidhe unazen, Bulevardin "Bajram Curri" me rrugen "Ali Demi". Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, ndertimi i kesaj rruge do te kushtoje 40 milione leke dhe pritet te kete mjaft efekte pozitive. "Ndertimi i kesaj rruge do te cliroje trafikun, do te ule koston dhe do te reduktoje nivelin e ndotjes", - thone burime zyrtare nga bashkia. Rruga, teresisht e re, do te kete nje gjatesi prej 312 metrash, me nje gjeresi prej 15 metrash, (2 x3.5 metra ne cdo krah dhe brez te gjelber ne mes, 1 meter). Ne dy anet e rruges jane parashikuar xhepa parkimi me gjeresi 2 metra. Trotuaret ne te dy anet e rruges do te kene gjeresi 2.5 metra. Sipas Bashkise se Tiranes, zonat e gjelbra do te shtrihen ne hapesirat midis godinave te banimit dhe trotuareve. Pergjate rruges do te kete ndricim si dhe do te ndertohet i gjithe rrjeti i nevojshem i Ujesjellesit, kanalizime te ujerave dhe ujerave te shiut. "Nisja e punimeve eshte paraprire nga shpronesimet e tokes dhe shtepive dhe objekteve te tjera qe preken nga ndertimi i kesaj rruge", - thane burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes. Sikurse behet me dije, me nje fond prej 122.7 milione lekesh, jane shpronesuar 11 familje. Nderkaq, jane edhe dy te tjera, te cilat pritet te konfirmojne dokumentacionin e plote, ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave, nr. 1629, date 26.11.2008. "Shpronesimet jane bere me vleren e tregut, sipas te dhenave te vena ne dispozicion nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme", - thane burime nga Bashkia e Tiranes. Kjo e fundit deklaroi se, krahas vendosmerise per te ndertuar dhe rikonstruktuar infrastrukturen e qytetit, do te respektoje cdo pronar, duke i kompensuar per cdo centimeter toke te prekur nga investimet publike. Ky investim, i cili ndikon direkt ne menyren e jeteses se qytetareve te zones, vjen menjehere pas investimit qe u be per zgjerimin dhe sistemimin e rrethrrotullimti te Doganes. Kjo nderhyrje konsiston ne shtimin e korsive djathtas, me gjeresi 5 metra, ndertimin e trotuareve me gjeresi 3 metra, si dhe rritjen e sigurise se kalimit te kembesoreve, duke ndertuar kangjellat mbrojtese dhe per disiplinimin e tyre ne kalimet, ne vijat e bardha. Gjithashtu, do te pajiset me sinjalistike vertikale, horizontale dhe informuese, si ne brendesi te tij, ashtu edhe jashte rrethrrotullimit. Ky investim prej 54 milione lekesh, qe pritet te perfundoje me 15 gusht, do te kete impakt te menjehershem tek qytetaret e Tiranes.