Misioni i përmbushur i "Maniacard"
"Maniacard" kurorëzon suksesshëm edicionin e 3-të të konkursit "14 February cards" për vitin 2009. Nga propozimet e shumta që artistët paraqitën, juria profesionale përzgjodhi me anë të votimit "5 Ëinner Cards" të artistëve Ema Butka, Elton Koja, Voltan Turtulli, Bari Toptani, Renald Vrapi, të cilët patën privilegjin të printohen dhe të shpërndahen në rrjetin MANIACARD, duke u bërë kështu një objekt komunikimi tejet i kërkuar. Suksesi që pati ky edicion tregoi akoma edhe njëherë forcën dhe impaktin që lë një kartolinë MANIACARD, ku çdokush mund ta vlerësojë, ta koleksionojë, ta dhurojë apo ta dërgojë çdonjërën prej tyre. Të gjitha propozimet u publikuan online në ëëë.maniacard.com dhe ndryshe nga edicionet paraardhës, për vitin 2009 publiku kishte mundësinë t‘i jepte votën e tij kartolinës më të bukur. Në mënyrë simbolike dhe në shenjë falënderimi për votuesit u shpërndanë dhurata. Me përfundimin e votimeve online, përzgjedhja e publikut përkoi dhe me mendimin e jurisë profesionale. Fituese e "Maniacard Public Prize 2009", me 41.6% të votave, u kurorëzua artistja Ema Butka.