E Diel, 1 Nëntor 2026

Bare: Qeveria ka mbetur pa para nga fushata

21/08/2009  PS-ja akuza mazhorancës për buxhetin

Anëtari i Kryesisë së PS-së, Besnik Bare, tha sot gjatë një konference për shtyp se financat e shqiptarëve janë të rrezikuara, për shkak të shpenzimeve të tejkaluara gjatë fushatës elektorale. Kryeministri Berisha duhet të kujdeset për financat e rrezikuara të shqiptarëve dhe ti përgjigjet atyre pse paratë e privatizimeve abuzive të pasurisë së përbashkët të shqiptarëve, po bëhet gati ti çojë për të mbushur arkën e boshatisur nga fushata", tha ai. Bare kërkoi që Kryeministri tu thotë shqiptarëve nëse ia ka paguar faturën mbi 60 milionë euro të këtyre muajve të fundit firmës së rrugës së kombit, apo nëse i ka shlyer detyrimet e mëdha që u ka firmave të tjera dhe të mos merret me hartimet banale kundër PS-së. “Përpara se sa ti thotë vajzës që nxjerr në podium, se çfarë duhet të recitojë nga fjalori i tij vulgar kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, Sali Berisha duhet tu thotë shqiptarëve nëse ia ka paguar faturën mbi 60 milionë euro të këtyre muajve të fundit firmës së rrugës së kombit, apo nëse i ka shlyer detyrimet e mëdha që u ka firmave të tjera, të rrugëve të shqyera lartë e poshtë nëpër Shqipëri, apo ska çfarë paguan më, sepse arka e shtetit është zbrazur përpara dimrit të rëndë që i pret familjet e këtij vendi, për shkak të shpërdorimeve kolosale për pasurimin e oborrit të tij familjar dhe korrupsionin marramendës elektoral të 28 qershorit? Guvernatori i Bankës edhe pse me një gjuhë shumë diplomatike flet qartë për krizë ekonomike kërcënuese. Ministria e Financave, edhe pse me një fije zëri, e pranon krizën ekonomike. Sali Berisha të mos merret me hartimet banale kundër PS e Edi Ramës, që ia jep për lexim asaj vajzës te podiumi i partisë sa herë që ne ngremë shqetësime reale për jetën e shqiptarëve, por të tregojë të vërtetën për financat e shthurura të vendit, për gropën e zezë të ekonomisë ku rrezikon të bjerë vendi, për mosfinancimin e kontratave që ka lidhur për rrugët e për mungesën e investimeve, si edhe për pasigurinë sociale e individuale që po rritet çdo ditë në këtë vend!”, tha Bare në deklaratën e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›