Alban Skenderaj fituesi i festivalit Kenga Magjike 2012
Alban Skenderaj është shpallur fituesi i festivalit "Kënga Magjike 2012" me këngën "Refuzoj". këngëtari ka marrë vlerësimin maksimal nga kolegët e tij duke u renditur në vend të parë. Skënderaj krahas vlerësimit të kolegëve ka marrë edhe vlerësimin e publikut. Çmimi i dytë shkoj për duetin Aleksandër dhe Renis Gjoka me këngën "I njëjtë do të mbetësh" dhe në vend të tretë është renditur këngëtarja Juliana Pasha e cila rrëmbeu edhe trofeun si vokali më i mirë. Ashtu si dhe dy netët e para , mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve e ka mbushur plot e përplot Pallatin e Koncerteve. Me spektator që nga personalitetet me të lartat të shtetit, si Kryeministri Sali Berisha, kryparlamentarja, Jozefina Topalli , krybashkiaku Lulzim Basha, personazhe të njohur nga fusha të ndryshme. 20 finalistët janë nderuar me çmime të ndryshme.
Çmimi “Tendence” shkoi për kantautorin Bojken Lako, çmimi “Etno muzik” për, Eli Farën, “Çesk Zadeja” për Era Rrusin. Festivali "Kënga magjike” nga viti në vit na surprizon. Në prezantim e sivjetshëm Ardit Gjebrea u shoqërua me dy bukuroshe të cilat përcollën spektakël në skenë, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani. Gjithashtu një skenografi mahnitëse "Kënga magjike” ka arritur edhe rekorde shikueshmërie në internet ku në natën e dytë u regjistruan 470 mijë shikues.