Turqi vdesin ne aksident ajror 17 ushtare
17 ushtarë janë vrarë në një aksident ajror në juglindje të Turqisë, bëjnë me dije autoritetet turke. Kryetari i provincës Siirt ku ndodhi përplasja tha se helikopteri është rrëzuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”.
Kryetari i provincës Ahmet Ajdin tha se viktimat janë anëtare të forcave speciale turke. Ushtria turke është mëse aktive në juglindje të vendit, pasi lufton kundër militantëve kurdë. Rebelët kurdë janë mjaft aktive në këtëe zonë, por nuk ka prova që ata fshihen pas këtij incidenti.
Televizioni shtetëror tha se aksidenti ndodhi në atë zonë ku mjegulla ishte e dendur, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet.