Holtkemper: Presidenti, edhe me shumice te thjeshte
Zgjedhja e presidentit me shumice te thjeshte nuk eshte nje tabu, apo nje rast qe ndodh vetem ne Shqiperi. Ambasadorja e Gjermanise ne Tirane, Holtkemper, ka shpjeguar se ne Gjermani zgjedhja e Presidentit behet edhe me shumice te thjeshte. Kete deklarate ambasadorja e Gjermanise e ka bere gjate nje takimi qe ajo se bashku me nje grup deputetesh te Bundestagut Gjerman ka zhvilluar me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, gjate ketij takimi, ka informuar koleget gjermane lidhur me procedurat parlamentare qe ndiqen per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. Gjithashtu, Topalli, deputetet gjermane i ka informuar edhe per ecurine e punes se komisionit te reformes zgjedhore. Kryetarja e Kuvendit ka vleresuar se Komisioni i Posacem per kete reforme, aktualisht ka realizuar 90% te punes se tij ne mbeshtetje te te gjitha rekomandimeve te ODHIR dhe procesi ka mbetur tek disa ceshtje teknike te cilat, tha ajo, duhet te diskutohen ne nivel ekspertesh. Duke njohur deputetet e Bundestagut gjerman me veshtiresite qe Shqiperia ka kaluar gjate regjimit komunist, si nje nder vendet me te izoluar ne bote, Kryetarja e Kuvendit tha, se pas rrezimit te ketij regjimi, Shqiperia ne 20 vite ka rikuperuar shekujt me radhe duke u shnderruar ne vendin model, ku liria funksionon. "Sot, Shqiperia eshte vendi model ku liria funksionon. Eshte vendi qe brenda nje kohe te shkurter ka shenuar nje rruge te gjate reformash. Vendi, ne filozofine e te cilit qendrojne reformat dhe vetem reformat, transformimi dhe ndryshimi. Ne vitet e fundit jane realizuar investime madhore ne infrastrukture, jemi nder te paktat vende qe vijojme me rritje ekonomike, ku vetem vitin qe shkoi rritja ekonomike ishte 3.8%, kemi ulur borxhin publik, nga 72% e kemi cuar ne 59%, eshte rritur numri i turisteve, numri i eksporteve. Fale ketij progresi, Shqiperia nuk ra ne recension, por vijon me nje performance pozitive ekonomike", - tha Topalli.
Gjermani-Shqiperi, bashkepunim i vyer parlamentar
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur dje ne nje takim Kryetarin e Grupit te Miqesise Gjermani-Shqiperi, Peter Weiss, dhe anetaret, znj. Christel Happach-Kasan, e Andreas Lammel, te cilet ndodhen ne Shqiperi ne kuadrin e nje turi informues mbi vendet e Ballkanit Perendimor. Pasi iu ka uruar mireseardhjen, Topalli ka vleresuar nivelin shume te mire te bashkepunimit midis Parlamentit shqiptar dhe Bungestagut gjerman i shprehur jo vetem ne shkembimin e vizitave te shumta, por edhe te shkembimit te eksperiencave. Nga ana e tij, z. Weiss eshte shprehur se kjo vizite do ta ndihmoje per te njohur me nga afer realitetin shqiptar, ne kete periudhe te rendesishme ku Shqiperia po vijon rrugen e reformave drejt BE-se.