Formulari A2 online, udhezimet si do te plotesohet Luljeta Ndoka
Formulari A2 sivjet do te plotesohet ne menyre elektronike. Vendimi eshte marre tashme nga Agjencia Kombetare e Provimeve, kreu i se ciles i ka derguar nje udhezim dhe kerkese drejtorive arsimore per nevojat logjistike qe kane. Keshtu, kreu i agjencise kombetare te provimeve, Alfons Harizaj, i ka dorezuar nje kerkese Drejtorise Arsimore te Tiranes, qe te njoftoje te gjitha shkollat e mesme private Mature Shteterore, te plotesojne me rigorozitet kushtet e duhura ne laboratoret me internet ne shkollat e tyre. Kjo, per vete faktin se eshte vendosur qe aplikimi nga maturantet/kandidatet i Formularit A2 do te behet online. AKP-ja ka udhezuar qe te vihet ne dispozicion nje laborator i posacem qe do te perdoret per aplikimin on-line te formularit A2. "Ky laborator duhet te jete me te gjithe kompjuteret ne gjendje pune, si dhe te lidhur ne internet", - ka kerkuar Agjencia Kombetare e Provimeve. Nga ana tjeter, agjencia qe do te merret me procesin e Matures Shteterore ka kerkuar qe ne laborator te kete nje printer te konfiguruar si printer rrjeti dhe te furnizuar me toner (boje printeri) dhe leter te mjaftueshme te formatit zyrtar A4. Bashkengjitur me keto udhezime, AKP ka kerkuar te dhena nga shkollat, duke derguar te dhenat e shkolles, numrin e nxenesve qe do t'i nenshtrohen procesit te Matures, e rrjedhimisht edhe te atyre qe do te plotesojne formularin A2, mjedisin ku do te zhvillohet aplikimi. Kjo e fundit kerkohet pasi mund te kete shkolla qe i plotesojne kushtet per aplikim ne mjediset e tyre dhe nuk kane nevoje te zhvendosen. Te dhenat e tjera qe kerkohen jane sasia e kompjutereve qe mjedisi i zgjedhur do te vere ne dispozicion te maturanteve/kandidateve qe do te aplikojne. Gjithashtu, do te raportohet edhe ne lidhje me shpejtesine e internetit (Mbps), pra shpejtesia e linjes se internetit qe disponon cdonjera prej shkollave. Behet me dije se ne momentin e plotesimit te formularin online do te kete te pranishem mesues, te cilet do te udhezojne nxenesit se si te mos bejne gabime. Ata do te shkruajne gjeneralitetet e plota, te dhenat e kerkuara, por me shume kujdes duhet te kene ne momentin qe zgjedhin deget qe preferojne. Lista preferenciale do te vazhdoje te kete 10 dege, duke filluar nga numri 1 ku do te jete dega me shume e preferuar, e duke vazhduar me deget me pak te preferuara nga maturanti, kandidat per t'u pranuar ne universitetet publike te vendit. Mesohet se ne liste nuk do te jene ata qe kane aplikuar per jashte shtetit, pasi ne formularin A1 kane shenuar "dua te aplikoj per studime jashte shtetit". Pritet qe numri i maturanteve-kandidate, te jete rreth 42 mije, duke shtuar ketu edhe aplikantet qe e kane kryer Maturen Shteterore gjate viteve te kaluara.