E Diel, 1 Nëntor 2026

Linja te reja qytetese dhe nderqytetese ne Tirane Luljeta Ndoka

Tri linja te reja nderqytetese dhe rrethqytetese, si dhe 11 linja te reja te transportit te nxenesve dhe mesuesve pritet qe te miratohen ne mbledhjen e dates 4 qershor nga Keshilli i Qarkut te Tiranes. Keshtu, propozimi i pare eshte per linjen Vore-Sarande-Vore, me orar nisjeje 06:00 dhe orar kthimi 16:00. Kerkesa eshte bere nga Drejtoria e Burimeve Njerezore te Keshillit, e cila i ka propozuar ministrit te Puneve Publike miratimin e kesaj linje nderqytetese, njekohesisht me kerkesen e bashkise se Vores. Arsyet qe e kane shtyre bashkine e Vores ne kete iniciative, eshte synimi qe banoreve qe bejne pjese ne kete bashki t'u ofrohet nje sherbim i shpejte, komod dhe me prane komunitetit. "Kjo bashki ka mjaft banore te ardhur nga rrethe dhe qarqe te tjera, ndaj kerkesat per te levizur per probleme familjare ne drejtim te kesaj linje, jane te shumta", - thuhet ne relacionin drejtuar Keshillit te Qarkut te Tiranes. Linja e dyte qe propozohet te miratohet, eshte linja Vore-Pogradec-Vore me orar nisjeje 06:00 dhe orar kthimi 15:00. Kjo linje pritet qe te hyje ne fuqi me daten 14 qershor te ketij viti, pasi te jete miratuar te henen nga Keshilli i Qarkut te Tiranes. Kerkesa eshte bere per shkak se ka pasur shume kerkesa nga ana e banoreve te Bashkise se Vores, drejtuar stafit te kesaj bashkie. Ata kane argumentuar se levizin shume drejt ketij qyteti, dhe se nuk kane pse te hipin ne linja transite, prandaj, per kete arsye, ata kerkojne qe te kete nje linje te perhershme. Linja e re qe pritet qe futet me 14 qershor te ketij viti, eshte edhe linja Golem-Kavaje-Golem. Propozimi eshte bere nga Komuna e Golemit me 26 prill te ketij viti, me emertim "Per miratimin e linjes se udhetareve ndermjet qendres se komunes dhe qytetit te te njejtit rreth, si nje nevoje dhe sherbim per komunitetin e ketyre zonave, ku kjo linje kalon, si te Komunes Golem, ashtu edhe te Bashkise Kavaje. Nga ana tjeter, Keshilli i Qarkut do te miratoje edhe 11 linje te transportimit te mesuesve dhe nxenesve per rrethin Kavaje. Behet fjale per linjat Kavaje-Golem me gjatesi 10 kilometra, Kavaje-Bago-Peqinaj me gjatesi 17 kilometra, linja Kavaje Domen me gjatesi 25 kilometra, Kavaje-Hajdaraj me gjatesi 17 kilometra, linja Kavaje - Mengaj me gjatesi 12 kilometra, Kavaje-Kryevidh me gjatesi 27 kilometra, Kavaje-Germenj me gjatesi 12 kilometra, Kavaje Rrogozhine me gjatesi 22 kilometra, Kavaje, Luz i Madh-Shkozet me gjatesi 29 kilometra, Kavaje-Zeshtik-Zhabjak me gjatesi 12 kilometra dhe Rrogozhine-Gose, me gjatesi 12 kilometra."

Linjat e reja:

Vore-Sarande-Vore me orar nisjeje 06:00 dhe kthimi 16:00.

Vore-Pogradec-Vore me orar nisjeje 06:00 dhe kthimi 15:00.

Golem-Kavaje-Golem, e pacaktuar

Per transportin e nxenesve dhe mesuesve:

Kavaje-Golem me gjatesi 10 kilometra

Kavaje- Bago-Peqinaj me gjatesi 17 kilometra

Kavaje-Domen me gjatesi 25 kilometra

Kavaje-Hajdaraj me gjatesi 17 kilometra

Kavaje - Mengaj me gjatesi 12 kilometra

Kavaje-Kryevidh me gjatesi 27 kilometra

Kavaje-Germenj me gjatesi 12 kilometra

Kavaje Rrogozhine me gjatesi 22 kilometra

Kavaje- Luz i Madh-Shkozet me gjatesi 29 kilometra

Kavaje-Zeshtik-Zhabjak me gjatesi 12 kilometra

Rrogozhine-Gose, me gjatesi 12 kilometra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›