Alban Tafaj: Tirana ime, me profil europian

/* */
Dash FRASHERI (Gazeta Telegraf) -- “Obligimi im më i madh është Tirana, dua ta shpall atë kampion!”. Ky është objektivi i fortë, i shefit të ri të Klubit të Futbollit Tirana, Alban Tafaj, i cili si për rastësi është dhe trajneri i fundit që i ka siguruar titullin e fundit, atë të 24-të, në sezonin 2008-2009.
I ulur në poltronën e tij në zyrën e shefit të klubit, gati si brenda një muzeu, ku ndodhet si trofeu i kampionatit ta parë, ai vitit 1933, por dhe i Superkupës 2011, të fituar më 18 gusht 2011, Alban Tafaj ka pas shpinës së tij, portretin e legjendës bardheblu, Selman Stërmasit (1908-1976), një prej themeluesve të klubit të Tiranës, 4 herë kampion si lojtar, 5 herë si trajner dhe një prej presidentëve bardheblu.
37-vjeçari Tafaj tha gjatë intervistës për gazetën “Telegraf”, se deshiron ta shndërroje klubin legjendar në një shoqëri të ngjashme për nga organizimi dhe marketimi, me ato që shohim te Barcelona në Spanjë, Milanin në Itali, Bajernin në Gjermani apo Mançester Junatitid në Angli.
Alban Tafaj, prej pak ditësh ju jeni emëruar në detyrën e drejtorit të Klubit të Futbollit Tirana, duke pasuar Rauf Dimrjan. Ishte një ndryshim i pritshëm, nisur dhe nga fakti se paraardhësi juaj ishte emëruar nga ish-kryebashkiaku Rama. Si e pritët këtë emërim?
Me shumë kënaqësi dhe përkushtim. Sikur dhe një orë apo një ditë të kontribuoja për Tiranën, do ta bëja me devocion të madh në detyrën, kjo dhe për faktin që kam qysh nga viti 2006, që punoj në rolin e drejtorit teknik të klubit, por edhe si trajner. Jam këtu, në shtëpinë time, për të dhënë kontributin tim dhe pë të bërë maksimumin, për t’i dhënë nëj shtytje më përpara drejt formimit të një klubi, një skuadre, jo vetëm elitare në Shqipëri, por dhe me paraqitje sa më dinjitoze në Europë.
Jeni një “usta”, që i njihni të gjitha problemet që ka pasur dhe po përjeton aktualisht klubi. Jeni emëruar në një moment shumë të rëndësishëm, kjo edhe në lidhje me licencimin e klubit. Cila do të jetë strategjia, që ju do të ndiqni?
Në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, si dhe me presidentin aktual, Refik Halili, do të bëjmë gjithçka në kohën e duhur, që Tirana të plotësojë të gjitha kriteret e licencimit të kërkuara nga FSHF-ja, por të jemi edhe në standardet e klubeve më të mëdha europiane, e t’i japim asaj profilin e një klubi modern. Është normale, që të flasim për një strategji të re në menaxhimin e klubit të Tiranës, një prej më të mëdhenjve dhe më të rëndësishëm në Shqipëri.
Ku fokusohet ajo?
Pjesë e projektit tim është krijimi e një akademie cilësore të Tiranës, që skuadra të mos ketë më lojtarë të blerë. Modeli i Barcelonës po vlerësohet shumë në Europë, dhe ne do të synojmë të ndjekim sadopak shembullin e saj. Mbase deri aty nuk mund të shkojmë, por dy-tre elementë jam i sigurt se do t’i kemi nga të rinjtë tanë. Me këtë infrastrukturë që gëzon Tirana, dhe me pak investime në ndriçim, dhomat e zhveshjes, etj,. besoj se shumë shpejt klubi do të jetë me akademi të rëndësishme në Ballkan. Mendoj se brenda një pesëvjeçari, Tirana nuk do të ketë më nevojë blerjen e lojtarëve nga vendet e huaja, por të shesim.
Ju jeni trajneri i fundit që keni fituar titullin kampion me Tiranën, në sezonin 2008-2009. Suksesi i fundit ishte fitimi i Superkupës, ndaj kampionit Skënderbeu. Si do ta konsideronit?
Superkupa është një ogur i mirë, një dhuratë për Bashkinë pas përfundimit të zgjedhjeve. Ia dedikojmë trofeun si një shenjë bashkëpunimi me klubin e Tiranës, pasi për hir të së vërtetës ai ka munguar ndër vite. Mendoj se Tirana është një ekip, që e ka të vështirë të qëndrojë tre vjet pa titullin kampion. E nisëm me Superkupën, dhe me përforcimet e fundit, me impenjimin e të gjithëve Tirana është për titull kampion.
Tirana ka qenë një klub i lakmuar dhe nga trajnerët e huaj. Spanjolli Hulian Rubio është i teti. Si e gjykoni punën e deritanishme të trajenerit Rubio, a do të mund ai ta çojë Tiranën te titulli?
Spanjolli Rubio e kaloi një provë të fortë, duke fituar Superkupën e Shqipërisë kundër Skënderbeut. Më parë, këtë trofe e kishte fituar edhe hungarezi Temeshvari në 2001, në një ndeshje kundër Teutës, ku pjesë e Tiranës në atë takim kam qenë dhe unë. Kroati Lonçareviç e fitoi në vitin 2009, pikërisht me skuadrën që unë kisha dalë kampion. Trajnerin Rubio e shoh mjaft profesionist, mjaft xhentil në marrëdhënie me lojtarët, di t’i motivojë. Më pëlqen filozofia e trajnerit për të luajtur shumë shpejt, me pasime të shkurtra. Është një model i Barcelonës, ku Rubio ka luajtur si lojtar.