Vllaznia, firmos Gavriel Petrovic

/* */
Nga Gasper MARKU- Dita e premte është konsideruar një ditë e mbarë për futbollin shkodran. Kjo pasi, menjeherë pas miratimit në Këshillin Bashkiak të vendimit për shndërrimin e Klubit të Futbollit Vllaznia në Shoqëri Aksioniere, në orët e mbasdrekes ka ardhur edhe nënshkrimi i futbollistit malazez Gavriel Petroviç për ngjyrat kuqeblu, dukë shënuar kështu një hap përpara shumë të rëndësishëm në merkato, çka garanton një vazhdimësi me parametra optimalë të skuadrës në pjesëmarrjen e sezonit të ri futbollistik 2011-2012.
Ceremonia për prezantimin e shtatlartit të ardhur nga Mali i Zi, Petroviç, i cili vjen për llogari të repartit të mbrojtjes duke zënë pikërisht vendin e bashkëatdhetarit të tij, Blazhe Rajeviç, është zhvilluar në mjediset e klubit të futbollit Vllaznia në prezencen e nënkryetarit të bashkisë, Ridvan Troshani, sekretarit të klubit, Agim Medja, drejtorit organizativ, Kujtim Shaba, si dhe vetë futbollistit që shoqërohej nga menaxheri i tij.
Sipas zotit Troshani, i cili në një farë mënyre kishte zënë vend pikërisht aty ku zakonisht preferojnë të jenë presidentët e klubeve në raste të tilla ceremoniale, kontrata me futbollistin malazez, është me një afat një vjeçar, duke përfshirë edhe aktivizimin në ndeshjet ndërkombëtare, gjithnjë nëse Vllaznia do të jetë pjesë e Kupave të Ëuropës në Futboll. Madje, përtej asaj që në fakt i ka munguar thuajse gjithmonë ceremonive të tilla, Troshani ka bërë të ditur edhe shumën e pagesave që do të përfitojë futbollisti i ardhur në radhët e Vllaznisë.
“Shuma që përfiton futbollit Petroviç është 33 mijë Euro. Ndër to, 11 mijë Euro i janë vënë në dispozicion menjëherë futbollistit, ndërkohë që pjesa tjetër do të vijojë sipas miratimit të kontratës në fjalë”, u shprehë zoti Troshani duke bërë të ditur se veprimet në fjalë janë konform të gjitha rregullave taksative të shtetit shqiptar.
Ndërkohë, vetë futbollisti malazez, Petroviç, me një shtatlartësi të kënaqshme prej 1 metër e 92 centimetër, duke shprehur kënaqësinë që do të luajë në të njëjtën vend ku ka luajtur bashkëatdhetari i tij, Rajeviç, ka bërë të ditur se vjen nga Polonia ku i ishte ofruar një kontratë e favorshme, por që gjithësesi, zgjodhi Shkodrën, pasi edhe këtu oferta e nënshkrimit të kontratës është e favorshme. Petroviç është pjesë e skuadrës së kampionatit malazez, Zeta, me të cilën është aktivizuar edhe në Europa Ligë të këtij sezoni, ndërkohë që është edhe pjesë e përfasqësueses së Malit të Zi.
Me blerjen e mbrojtësit malazez, Petroviç, ndërkohë që disa ditë më parë, u arrit marrëveshja edhe me malazezin tjetër, Vujadinoviç, por edhe bindjen për të qëndruar të Sukajt, Vajushit, Smajlit, Gocajt, e ndonjë tjetër, pa lënë mënjanë edhe tentativat për të rikthyer në skuadër ish kapitenin Sinani, bashkia e Shkodrës tregon qartë se e ka marrë shumë seriozisht drejtimin e Vllaznisë. Gjithësesi, edhe pse me këto që ka bërë në ditët e para të marrjes së drejtimit mjaftojnë për të treguar forcën dhe vizionin e perspektivës së padiskutueshme të saj, Troshani, shprehet se “ky është vetem fillimi, dhe se të tjerat edhe më bindëse do t’i shikoni në ditët në vazhdim.”