Kombëtarja e Shpresave grumbullohet në Pogradec

/* */
Kombëtarja e futbollit të Shpresave U-21 që drejtohet nga tekniku, Artan Bushati ka filluar sot përgatitjet për sfidat e eleminatoreve të Europianit 2013. Kalendari i UEFA-s ka përcaktuar që dy ndeshjet e para, përfaqësuesja e jonë t’i zhvillojë në datë 2 dhe 6 shtator duke pasur përballë, Poloninë dhe Moldavinë.
Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Korçës, dhe prandaj për këtë, trajneri Bushati ka preferuar që ta grumbullojë skuadrën në një nga hotelet komodë të qytetit të Pogradecit, ku edhe do të zhvillojë pjesën më të madhe të seancave stervitore.
Futbollistët e kombëtares Shpresa, pasi janë pajisur paradreken e së dieles me bazën materiale pranë qëndrës së grumbullimit të kombëtares në Kamzë, kanë udhëtuar menjëherë drejt Pogradecit, ku edhe kanë zhvilluar po sot seancën e parë stervitore në stadiumin e këtij qyteti. Ajo që tërheq vemendjen është fakti se në listën e kombëtares shqiptare të Shpresave, trajneri Bushati, këtë radhë ka thirrur për herë të parë në një ndeshje zyrtare edhe katër futbollistë kosovarë.
Ata janë mbrojtësi Agonit Sallaj që luan te Bell Bielle në Challenge League të Zvicrës, mesfushorët Mergim Ibrahimi, Imran Bunjaku, dhe Leutrim Osaj. Krahas dy ndeshjeve zyrtare ndaj Polonisë dhe Moldavisë, gjatë ditëve përgatitore të kombëtares Shpresa në Pogradec dhe Korçë, trajneri Bushati ka planifikuar edhe disa takime miqësore me skuadrat e kampionatit shqiptar
Lista e U-21
për ndeshjet kundër Polonisë e Moldavisë
Portierë
Stivi Frasheri Bylis
Endi Naco Teuta
Mbrojtës
Roland Peqini Dinamo
Arsen Sykaj Vllaznia
Orges Gava Elbasani
Agonit Sallaj Bel Bielle
Hamels Hoxha Laci
Antonio Marku Dinamo
Domeniko Ibrahimi Elbasani
Alis Bacaj Lufëtari
Mesfushorë
Armando Vajushi Vllaznia
Odise Roshi Këln
Mergim Brahimi Grashports
Imran Bunjaku Grashopers
Leutrim Osaj Nk Maribor
Bruno Telushi Flamurtari
Fatmir Musabelliu Bari
Altin Hoxha Teuta
Armando Pasha Apolonia
Dosti Teuta
Sulmues
Bekim Bala Tirana
Armando Sadiku Locarno.
NDESHJET
Shqipëri-Poloni
2 Shtator 2012, Korçë
Shqipëri-Moldavi
6 Shtator 2012,Korçë