E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi Gjyshja ime Bije Vokshi

Ne 23 nentor 1941 ne shtepine e Bijes u themelua Rinia Komuniste e Shqiperise. Strehonte dhe mbante ne shtepi Enver Hoxhen


Albana Vokshi nuk e ka fshehur asnjehere origjinen e saj nga Kosova dhe si pinjolle te nje familjeje te shquar ne historine e Kosoves dhe te Shqiperise.


Ne nje rrefim per rrenjet familjare jeten dhe motrat e saj Albana Vokshi shprehej Une rrjedh nga familje te njohura kosovare si nga ana e mamit ashtu edhe e babit. Im ate rrjedh nga familja e madhe dhe e njohur Vokshi pjesetare te se ciles jane tashme te njohur dhe kane lene emer ne histori si Sulejman Vokshi Bije Vokshi Asim Vokshi etj.


Por ne ndryshim nga familja e babait e cila eshte e njohur edhe ne Shqiperi familja nga e cila rrjedh mamaja ime Gashi eshte po aq e njohur eshte familje e madhe me tradita dhe e respektueshme ne Kosove.


Sipas saj ne vitin 1929 Ali dhe Nafije Vokshi gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait u detyruan te kalonin kufirin dhe te vinin ne Shqiperi per shkak te represionit te eger serb vecanerisht ndaj familjeve patriotike ku perfshihej edhe fisi i Voksheve.


Rruges u hasen me veshtiresi te panumerta mungese strehimi punesimi deri Mbreti Zog e sistemoi gjyshin ne Berat dhe i dha toke per te punuar. Ne Berat qendruan deri ne vitin 1943. Ne 1936 ne Berat vjen ne jete edhe babai im Sadiku. Me tej ata jane kthyer dhe kane jetuar ne Tirane.


Enver Hoxha lidhja me Bije Vokshin

Sipas te dhenave qe jep historiografia komuniste Bije Vokshi gjyshja e Albana Vokshit nga ana e te atit ishte nje figure e rendesishme e lidhur me ata qe do te merrnin pushtetin pas clirimit te vendit.


Ne historine e themelimit te PKSH-se dhe te organizates se rinise shkruhet Enver Hoxha pas bashkimit te grupeve komuniste ne Shqiperi me 8 nentor 1941 ne Tirane krijon PKSH-ne edhe me kosovare. Pas dy javeve me 23 nentor 1941 Enver Hoxha themelon organizaten e Rinise Komuniste te Shqiperise po ne Tirane ne shtepine e patriotes kosovare Sabrie Bije Vokshit nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Bije Vokshi ishte luftetare e veprimtare e Komitetit per mbrojtjen kombetare te Kosoves pastaj ishte komuniste e grupit te Shkodres.


Shtepia e Bije Vokshit ishte baze e ilegalitetit ku Bija pergatiste ushqimin lante rrobat e ushtareve dhe aty strehohej edhe Enver Hoxha. Me 1942 Bije Vokshi u dergua ne Kosove per te ndihmuar organizaten e luftes AN te popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate ne Konferencen e Bujanit 1943-44 aty foli ne emer te grave antifashiste te Kosoves.


Ne Shqiperi para Luftes se Dyte Boterore dhe gjate fillimit te saj ishin rreth 100 patriote-komuniste shqiptare kosovare dhe shqiptare tjere nga viset shqiptare te Jugosllavise per tu shkolluar atje. Edhe keta atje shumica ishin ne grupet komuniste sdm. te Shkodres.


Edhe keta me kryesoret mbanin lidhje me Enver Hoxhen Haxhi Lleshin Gogo Nushin etj. Takimet beheshin sidomos ne shtepine e Bije Vokshit. Edhe keta u derguan ne Kosove per te ndihmuar LAN.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›