Berisha Kemi mundesi turistike per tu bere model per vendet e tjera

Tirane 24 nentor NOA - Shqiperia ka te gjitha mundesite per te ndertuar turizmin e ri turizmin e shekullit te XXI per tu bere nje model frymezues per vendet e tjera. Kjo eshte deklarata qe ka bere sot kryeministri Sali Berisha gjate takimit me Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit Taleb Rifai
Gjate konferences se perbashket per mediat Berisha u shpreh se gjate 6 viteve turizmi ne vend eshte rritur me 11 here.
Fakti qe ne nje hark kohor 6 vjecar turizmi eshte rritur 11 here tregon se ketu pa diskutim rol kryesor ka luajtur dhe luajne bukurite mahnitese te ketij vendi pasurite perrallore te trashegimise historike-kulturore te qyteterimit te saj dhe te njerezimit ne teresi mikpritja tradicionale e shqiptareve eshte nje nder me te mirat qe mund te ekzistoje perpjekjet e qeverise time per te ndertuar nje infrastrukture te re te denje per vendin dhe mikpritjen e tij tha Berisha.
Berisha u shpreh se vizita e perfaqesuesit te Organizates Boterore te Turizmit Taleb Rifai eshte nje tregues i ketyre zhvillimeve.
Kreu i qeverise theksoi se do te behet e mundur qe te merret cdo pervoje nga vendet me te avancuara ne kete drejtim.
Ne do te bejme cdo perpjekje qe te perfitojme nga dijet eksperiencat me te mira qe ju dispononi ne sektoret kesaj organizate. Sikunder mbetemi te vendosur per nje turizem teresisht miqesor ndaj mjedisit. Ne kemi shembuj ne vend qe nuk do te perseriten me kurre. Sepse e verteta eshte qe disa qytete tona te bregut kane pesuar demtime te medha por fatmiresisht 92 per qind e bregut dhe teresia e maleve eshte e virgjer dhe pret standardet me te mira te zhvillimit tha Berisha.
a.k/NOA