Grate 16 dite kunder dhunes
Nje proteste masive paqesore do te marre rruge diten e enjte perpara Parlamentit kunder dhunes ne familje dhe ne nderim te viktimave te dhunes. Ne kuader te Diteve Nderkombetare kunder Dhunes shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare do te zhvilloje nje fushate ndergjegjesuese nen parullen Behu aktiv denonco dhunen. 16 ditet e aktivizimit te fushates kunder dhunes gjinore perbejne nje fushate nderkombetare e cila ka origjinen e saj nga Instituti i Lidershipit te Grave ne Bote Womens Global Leadership Institute te sponsorizuar nga Qendra per Lidershipin Global te Gruas Center for Womens Global Leadership me 1991. Pjesemarresit zgjodhen kete date 25 nentor Dita Nderkombetare kunder Dhunes ndaj Gruas dhe daten 10 dhjetor Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut me qellim qe te lidhin ne menyre simbolike dhunen ndaj gruas dhe te drejtat e njeriut per te vene theksin ne faktin qe nje dhune e tille eshte dhunim i te drejtave te njeriut. Kjo periudhe 16-ditore njekohesisht nenvizon data te tjera sinjifikative duke perfshire keshtu 29 nentorin Dita Nderkombetare e Mbrojtesve te te Drejtave te Njeriut e te Gruas 1 dhjetorin Dita Boterore e Luftes Kunder Sides dhe 6 dhjetorin e cila perkujton pervjetorin e Masakres se Montrealit. Fushata 16-ditore eshte perdorur si nje strategji e organizuar nga individe dhe grupe neper bote per te bere thirrje per eliminimin e cdo forme te dhunes ndaj gruas nepermjet ndergjegjesimit ndaj dhunes gjinore si nje e drejte njerezore ne nivel lokal kombetar dhe nderkombetar. Qe nga viti 1991 rreth 1700 organizata ne 130 vende te botes kane marre pjese ne fushaten e 16 diteve kunder dhunes ndaj gruas.