E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi ngopet nga dëmshpërblimet e kolegëve, tani kërkon vetëm 1 lek

Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pas fitimit të disa proceseve gjyqësore me deputetët socialistë, ku sipas vendimeve të gjykatave, duhet të marrë disa dhjetra milionë lekë, duket se është ngopur.

Në procesin e radhës ndaj dy deputeteve socialiste, Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, Vokshi ka hequr dorë nga kërkesa e saj për 20 mijë euro dëmshpërblim, duke thënë se kërkon vetëm 1 lek dëmshpërblim. Vokshi, që ka paditur deputetët socialistë për shpifje, ka thënë se këtë gjest e bën për të treguar se paratë për të janë simbolike, pasi kërkon që të vërë nderin në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›