Kontakti me energjinë, vdes elektricisti kroat
Një punonjës i CEZ-it ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në TEC-in e Fierit sot paradite.
Demir Cekulic, shtetas kroat ka qenë duke montuar nënstacionin e tensionit të lartë, kur ka rënë në linjën e këtij tensioni.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.