Albania Coast Trip në Berat

Albania Coast Trip, apo quajtur ndryshe Udhëtim në Bregdet, ka mbërritur në ditën e tij të dytë. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në program, pilotët kanë hequr dorë nga fluturimi në formën e shout në Vishnje e Petrelë për ta përfunduar në Sheshin Skënderbej. Pasditen e së mërkurës ata kanë fluturuar në Berat, ndërsa drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Alket Islami, ka treguar se ky fluturim kishte më tepër dhe qëllim turistik. Pra pamjen e Beratit nga sipër.
Etapa e dytë e Albania Coast Trip do të jetë të mërkurën nga Berati në Apoloni. Më pas të premten një fluturim i tillë do të ndodhë në Gjirokastër dhe mbyllja do të jetë të dielën në Sarandë, atje ku do të bëhet edhe ceremonia për shpalljen e fituesve.
Një aktivitet, i cili kërkon që të ndërkombëtarizohet dhe të jetë më i madh në pjesëmarrje, kjo pa harruar Albania Open, apo Gjirokastra Open dhe të gjitha veprimtaritë e tjera që Federata Shqiptare e Aeronautikës zhvillon në vendin tonë.