E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bordi ul çmimet e naftës me 4 lekë për litër

Në ditën e parë të muajit, Bordi i Transparencës ka marrë vendimin e ri, për të ulur çmimin e këtyre produkteve në treg.

Vendimi i fundit vjen pas një pause të gjatë vendimarrjeje për shkak se bursat ndërkombëtare dhe ato që lidhen me Mesdheun, kur orientohet tregu shqiptar i hidrokarbureve nuk kioshin luhatje domethënëse.

Bordi merr në konsideratë në ndryshimin e fundit, të dhënat lidhur me bursën Platts të Mesdheut datës 31.10.2022. Sipas kësaj burse, rezulton se çmimi  i Benzinës është 929 dollarë për ton, ose 63 dollarë më shumë se data 11 tetor, kur Bordi ka marrë në analizë këtë tregues.. Sakaq çmimi i Gazoilit/Diesel është 1088 dollarë për ton,  ose 21 dollarë për ton më pak se e njëjta datë e tetorit.

Në rekomandimin për këtë çmim të ri në treg, Bordi ka marrë në konsideratë edhe kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë,  kur dollari amerikan, valuta në të cilën kuotohet naftë në botë, ka pësuar një ulje të lehtë në 119.25, ose më 1.39 pikë më ka se sa data 11 tetor. Nga sa më sipër, duke filluar nga dita e hënë, ora 18:00 nafta do të shitet me 236 lekë/litri me pakicë, benzina me  208 lekë/litri,  dhe çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz,  do të jetë 74 lekë/litri. Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›