Albania in fokus mbledh bukuritë e natyrës shqiptare për bamirësi
Foto nga natyra shqiptare, portrete apo dhe pjesë të traditës shqiptare vijnë në ekspozitën Albania in fokus. Për katër vite të qëndrimit të tyre në Shqipëri dy fotografet Izabella Aci nga Transylvania dhe Kimberly Hakkenberg nga Kanadaja, kanë fotografuar shtëpitë,
natyrën, persona të ndryshëm, të cilat sipas tyre kanë se çfarë të shprehin. Ekspozita, e cila u çel dje në galerinë e Akademisë së Arteve (FAP), do të qëndrojë e hapur deri në datë 17 qershor. Një ekspozitë fotografike nga dy femra kurioze, të cilat për disa vite me radhë me aparatin tyre fotografik kanë shëtitur në çdo cep të Shqipërisë, duke sjellë foto të atyre vendeve që vetë shqiptarët nuk i kanë parë ndonjëherë. Ne kemi jetuar për 4 vjet në Shqipëri, dhe kemi qenë kudo nëpër Shqipëri, që nga Veriu deri në jug dhe kemi bërë foto në çdo kohë. Këto foto që kemi ekspozuar sot janë fotot e viteve të fundit. Në Shqipëri dhe vendosëm ta bëjmë këtë ekspozitë të tregojmë, vendet më bukura të Shqipërisë, njerëzit e mirë, ngjyrat, etj. Ne kemi qenë në Tropojë, Shkodër, Berat Përmet, Gjirokastër, por jo në zonat bregdetare. Paratë e kësaj ekspozitë do të shkojnë për bamirësi, sepse ne duam që gjithçka e jona të kthehet përsëri në Shqipëri, këtë para do të shkojnë për fëmijët dhe gratë në nevojë, pohon Izabella. Ndërsa fotografja nga Kanadaja Kimberly Hakkenberg mahnitur nga ajo që ka parë e përshkruan foton e plakës në Ardenicë. Plaka rrinte ulur atje, duke mbledhur lule dele, të cilat i mblidhte për të bërë ilaçe, pohon ajo. Izabellë më tej shton se ka disa foto bardhë e zi, por jo me pamje nga natyra sepse natyra shqiptare është shumë ngjyrëshe, ndërsa fotot bardh e zi i ka foto me njerëzit, sepse qytetarët shqiptarë janë shumë të fortë. Gjithashtu kam bërë foto bardh e zi edhe për objektet e braktisura siç janë fabrikat uzinat, dhe kam fotografuar Uzinë e Metalurgjikut në Elbasan. E bëmë këtë ekspozitë për ti thënë faleminderit Shqipërisë dhe për nder të mikpritjes së shqiptarëve menduam të krijonim këtë ekspozitë. Unë do të shkojë në Afrikë së shpejti dhe nëse Afrika do të më pëlqejë ashtu siç Shqipëria atëherë do të bëj një ekspozitë edhe në Afrikë. Fotografitë do të shiten 50 mijë lekë të reja të voglat dhe 80 mijë lekë të reja që do të shkojnë për bamirësi, vijon të tregojë Izabella. Në kujtimet e saj ajo tregon se : kur mora vesh që do të jetoja në Shqipëri u trishtova, por sot e vetmja gjë dua është të jetojë edhe për pak kohë këtu. Shumica e rasteve e atyre që kanë vizituar Shqipërinë, kanë qarë dy herë, herën e parë kur kanë ardhur dhe herën e dytë kur kanë ikur, unë bëj pjesë tek grupi i dytë. Ajo tregon se i pëlqejnë shumë gjëra, si klima fantastike, historia njerëzit, kuzhina, natyra etj. Në shumicën e vendeve ish komuniste të botës, njerëzit kanë një përzierje ndjenjash të huaja, shqiptarët edhe pas 50 vitesh diktaturë komuniste kanë ruajtur besimin dhe kuriozitetin ndaj të huajve, cilëson ndër të tjera ajo. Në Galerinë FAP ka pasur një sërë ekspozitash që janë hapur gjatë kësaj kohe, duke i dhënë gjallëri jo vetëm Akademisë së Arteve, por dhe kryeqytetit. Në vijim të aktivitetit të saj, para disa ditësh erdhi dhe ekspozita Ura me tri harqe, për një art unik kombëtar, pjesëmarrës me studentët shqiptarë nga Akademitë e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës së bashku për kulturën dhe artin. Bashkëpunimi mes shkollave të formimit të lartë artistik në Akademinë e Arteve në Tiranë projektin Art nën tri harqe, solli një seri performancash artistike, ekspozita të përbashkëta, workshope me protagonistë studentë e profesorë të Universitetit të Prishtinës, Tetovës e Akademisë së Arteve të Tiranës. Ky ishte një aktivitet që nisi përmes një prezantimi të përbashkët të studentëve të arteve pamore, që përcollën këtë ekspozitë nga tre akademitë shqiptare. Për këtë ekspozitë u bë një përzgjedhje mes punimeve më të mira të secilës atelie pjesë e këtyre fakulteteve, dhe këtu u përfaqësuan gati të gjitha atelietë në mediume të ndryshme.
Rikthehet ekspozita PranverArt
PranverArt 2010 titullohet ekspozita që u hap dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë ka mbledhur shumë artistë të gjinive të ndryshme të artit si në pikturë, skulpturë. Kjo ekspozitë cilësohet nga organizatorët si një eveniment i rëndësishëm sa i takon artit pamor shqiptar, pasi tradita e saj ka nisur që në vitin 1972, por për shkaqe ideologjike ajo u ndërpre dhe nuk u hap më. Pas kaq vitesh ajo vjen sërish pranë publikut. Skulptori Sotir Kosta tregon se si u realizua kjo ekspozitë, e cila mbledh rreth saj artistë të ndryshëm të artit pamor. Kolegu ynë Llambi Bido, të cilit iu kujtua ekspozita e pranverës e viteve 72, e cila nga regjimi totalitar u ndërpre sepse sipas tyre kaloi në ekstrem, dhe ne pëlqyem dhe e ideuam sërish këtë ekspozitë, pohon artisti Bido. Në këtë ekspozitë janë mbi 70 punime,ndërkohë që janë 70 artistë, që kanë ardhur me dy punime. Ka piktorë skulptorë artist, grafist, por ka një përzierje moshash kualitetesh, që nga më të moshuarit që kanë bërë emër gjatë karrierës së tyre deri të më të rinjtë. Jam përfaqësuar në këtë ekspozitë me portret të një Lumjani, të cilin e ka kohë që e kam realizuar, por jam përpjekur të ngulitem tek karakteri i tyre. Kam bërë një trajtim të skulpturës së hershme me tonën. Kjo ekspozitë ka dy vlera të mëdha, sepse ne i kthemi një tradite, e cila na shua provizorisht për një stinë të bukur si pranvera dhe vlera tjetër është që ne duhet të kemi sa më shumë pjesëmarrje në këto ekspozita, krahas ekspozitave individuale ose me grupe të ketë ekspozita masive dy herë në vit. Shumica e krijuesve e kanë pëlqyer dhe përkrahur këtë dhe duam që ne ta vazhdojmë këtë traditë, vijon artisti. Disa nga artistët pjesëmarrës janë: Pashk Përvathi, Sotir Kosta, Adnan Veseli, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Aleksandr Filipi, Anstas Konstadini, Andera Demçe, etj. Piktori Pashk Përvathi ndërkaq ka një ekspozitë të hapur në GKA. Sa i takon artit të tij ai njihet për tematikat që trajton. Ai ka krijuar disa cikle tematike. Peizazhet e tij me vjeshtë, me kuaj, me varka, me guraleca, tablotë tematike me një figurë etj. Ata që e kanë ndjekur ndër vite krijimtarinë e Pashkut kanë vënë re se si ka evoluar peneli i tij nga emocioni i drejtpërdrejtë prej natyrës. Ndërkaq që piktori Llambi Bido pohon se: në këtë ekspozitë piktorët dhe skulptorët kryeqytetas në dallim nga praktika normale e ekspozitave të asaj periudhe të paraqiten krijime që nuk i përmbaheshin medoemos asaj tematike, sot pas 38 vjetësh vjen sërish ekspozita e pranverës, thekson Bido.
Mbyllet panairi i librit Prishtina 2010
Panairi tradicional i librit Prishtina 2010 është vlerësuar si shumë i suksesshëm në edicionin e tij të dymbëdhjetë, në të cilin 100 shtëpi botuese prezantuan mbi 1700 tituj të ri librash, ndërsa gjatë një jave sa zgjati panairi ai është vizituar nga 25 mijë vizitorë. Në një konferencë për media, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, vlerësoi edicionin e radhës të panairit si shumë të suksesshme si për nga pjesëmarrja e botuesve, prezantimit të titujve të rinj, po ashtu edhe për numrin e vizitorëve. Edicionit i 12 të i kishte këto karakteristika. Pjesëmarrja ishte diku mbi 100 subjekte botuese, 40 të vendosur në sallën e vjetër për arsye se këtu i kemi mbajt panairet e tjetra dhe 60 në sallën e re, ku kushtet e ekspozimit kanë qenë shumë më të mira. Botues ishin mbi 100 subjekte. Tituj të ri, janë diku për saktësi 1720 e më shumë qe ne kemi arritur ti regjistrojmë", ka thënë Demaku. Gjatë ditëve të panairit janë përuruar një sërë librash të autorëve të ndryshëm. Panairi i librit Prishtina 2010 është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Ky panair mbahet çdo vit në Prishtinë, ku lexuesit e librit kanë rastin të njihen me veprat më të reja të botuara nga shtëpi të ndryshme botuese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Të ftuar të panairit ishin shkrimtari Ridvan Dibra, i cili u paraqit në fillim të panairit dhe g