E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri "Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA" tashmë edhe në shqip


Historia nuk është dhe as nuk mund të përcillet si thashethem, sepse historia përbëhet nga jetë njërëzish dhe e krijuar prej tyre dhe pa to nuk ka histori. Prandaj ndodhia e shkuar, domethënë historia, nevojitet të përcillet nëpërmjet fakteve të lidhura dhe thjesht. Si e tillë ajo i jep mjete njeriut për ta ndriçuar me vetëdije mendjen e vet.

Libri i Sarah-Jane Corke, Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA, 1945-1953, i përkthyer nga origjinali prej Sidorela Risto është deri më tani libri më plotësues në lidhje me operacionet e fshehta të kryera ndaj Shqipërisë gjatë viteve 1948-1953. Historiani Hamit Kaba njohës i një tërësie faktesh e burimesh jep këtë shkakësi për dështimin e operacioneve.

Analiza dhe studimi trajton thellësisht krijimin e politikës amerikane dhe, në mënyrë të veçantë, atë të lidhur me operacionet e fshehta ndaj Shqipërisë pse ato përfundime afatshkurtëra dhe pasoja afatgjata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›