Albano Carrisi martohet,vajza e tij nuk merr pjesë në dasëm
Mesa duket jo të gjithë janë dakort për martesën e këngëtarit Albano me të dashurën e tij Lecciso. Vajza e këngëtarit dhe e ish gruas së tij Romina Power nuk pranon të jetë në dasëm e të atit.
Kundër martesës së tyre ajo është shprehur gjatë një interviste në “Gente”,ku ajo akuzon të atin se e ka marr vesh lajmin nga media dhe jo direkt prej tij.
“Më është dukur vërtetë shumë e çuditshme. Nëse im atë do të mendonte për një vendim të tillë duhej së pari të vinte në dijeni fëmijët. Nëse unë e marr vesh lajmin për dasmën e tij në këtë mënyrë,nuk mund të shkoj”-ka thënë Cristel Carrisi.
Madje duket se nuk ka as ndonjë opinion pozitiv për të zgjedhurën e babit. “Nga ajo kam vetëm kujtime në fillimet e lidhjes së tyre,që sforcohej për tu njohur. Më pas thashë ‘mjaft’. Kuptova që nuk e doja në jetën time dhe kështu u bë”-thotë ajo. P.K
