E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Upton: U ndjeva e përdorur

Kur supermodelja Kate Upton u shndërrua në vajzën kopertinë të Sports Illustrated në vitin 2012, shumë kritikë e konsideruan 21-vjeçaren si të papërshtatshme, duke e etiketuar si shumë e shëndoshë apo shumë bionde. Në një intervistë të publikuar me disa foto të saj të nxehta në revistën Elle, modelja amerikane tregoi se sa keq kishte përjetuar atë kohë, teksa ndihej e trajtuar si një objekt apo lodër prej fotografëve, kameramanëve e drejtuesve të tjerë të kompanisë që kërkonin të merrnin imazhet e saj më të mira.

Unë nuk jam një lodër, por një qenie njerëzore. Nuk jam thjesht për tu përdorur, por tashmë jam një grua dhe mendoja se po trajtohesha pa respektin e merituar, tregoi Upton rreth punës së saj të parë që bëri për Sports Illustrated.

Amerikania shpjegoi gjithashtu se ndërsa në fillim bezdisej nga etiketa e një bionde të cekët, tashmë është mësuar me këto vlerësime dhe  nuk ndihet keq kur dëgjon të tilla fyerje nga njerëzit që nuk e njohin personalisht. P.K

1

3

4

2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›