Albano Kusi vrau shokun për 650 euro borxh
07/02/2011 Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për vrasjen e bujshme në Kërrab
Skema e plotë e ekzekutimit dhe tregtimi i dy pistoletave
TIRANE-Sherri për 650 euro ka sjellë vrasjen e Shkëlqim Nozllit nga shoku i tij i ngushtë. Vrasja e paprecedentë, ku viktima dhe autori i vrasjes udhëtonin së bashku në një taksi, dhe më pas ndodh tragjedia ka ndodhur në zonën e Kërrabës, ku i riu Albano Kusi ka vrarë shokun Shkëlqim Nozlli. Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet, duke dërguar dosjen për gjykim në gjykatën e kryeqytetit. Nga administrimi i provave materiale rezulton se më 18 tetor 2010, rreth orës 11:00, në rrugën nacionale Tiranë - Elbasan, kilometri 24-t, është gjetur i vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozlli. Gjatë këqyrjes pranë trupit të viktimës janë gjetur dy gëzhoja dhe një predhë. Gjithçka ka filluar me blerjen e dy pistoletave 9 mm dhe më pas ka përfunduar në vrasje. Ngjarja, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozlli ndodhi më 16 tetor të vitit 2010, ndërkohë që trupi i tij u gjet dy ditë më vonë. Pas hetimeve rezultoi se “zanafilla” ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe të dyshuarit si autor i ngjarjes, si edhe “pazaret” për blerjen e dy pistoletave, në të cilin ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve. Policët I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes për “moskallëzim krimi”, ndërsa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas kërkesës për gjykim, motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima autorit. Sipas Kusit, këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar sërish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policisë shitjen e dy pistoletave, nga 1 mijë euro secila. Ditën e ngjarjes Nozlli ka takuar policët. Pasi u ka treguar njërën nga pistoletat, ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas u ka thënë se do të takonte kushëririn e tij Kusin, për të marrë pistoletën tjetër. Sipas hetimeve, Nozlli ka takuar Kusin dhe me anë të një taksie kanë udhëtuar drejt Qafë-Kërrabës, ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur. “Gjatë deklarimeve në polici, Kusi ka pranuar se ka qenë ai autor i vrasjes së Nozllit. Kusi pretendon se viktimën e kishte të afërt dhe se ky i kishte borxh shumën prej 650 eurosh. Ditën e ngjarjes, ata janë takuar së bashku dhe kanë shkuar në Kërrabë, pasi viktima i ka thënë Kusit se atje do të gjente shumën e parave për t’ia kthyer.