Ristani: Kontrolli i parave të fushatës mund të bëhet edhe nga ne
07/02/2011 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton paanshmëri në auditimin e partive
“KQZ i ka të gjitha kapacitetet teknike për të zbardhur financat e subjekteve”
Kreu i institucionit më të lartë zgjedhor në vend, Arben Ristani, në një prononcim të dhënë dje konfirmoi se KQZ-ja i ka të gjitha kapacitetet teknike për të zbardhur financat e partive politike. Në këtë kontekst, Ristani garantoi se institucioni që ai drejton mund ta kryejë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me parashikimet e bëra në ligjin e ri procesin e auditimit të subjekteve politike. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të Kodit Zgjedhor, ka nisur që në zgjedhjet e kaluara një procedurë për kontrollin e financave të partive gjatë fushatave elektorale. Pasi të miratohet, do të shohim se çfarë mekanizmash do të ketë përpunuar ligji, çfarë kompetencash do t’i japë KQZ-së. Por, sido që të jenë, ne do të jemi të angazhuar për të realizuar detyrat”, - u shpreh Ristani.
Ligji i auditimit
Para ndërhyrjes në ligjin aktual auditimi në periudhat jashtë fushatave zgjedhore për subjektet politike është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por me miratimin e ligjit të ri parashikohet që këto kompetenca t’i delegohen KQZ-së, e cila në bazë të nenit 91, “Për auditimin e fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore”, jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, të përzgjedhur sipas nenit 92 të Kodit, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Dhe në pikën 2 të nenit 91 thuhet se “subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokument apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore sipas Kodit”.