Albatrosi i hap një vrimë 1 metër aeroplanit
Një aeroplan patrullues i rojës bregdetare japoneze i shpëtoi për pak katastrofës kur një albatros u përplas me të. Zogu i hapi një vrimë me diametër 1 metër aeroplanit Bombardier DHC8-315, mu në hundën e tij.
Por piloti nuk e ndjeu nevojën që aeroplani të bënte ulje dhe vijoi edhe për një orë tjetër fluturimin deri në destinacion.
Ministria e Transporteve thotë se ka nisur një hetim për incidentin. Ndërkohë ajo bëri të ditur se do ngrejë një radar në portin e Tokios për të ndihmuar që të gjurmohen zogjtë, në mënyrë që të shmanget dalja e tyre përpara aeroplanëve.
Ky do jetë projekti i parë i tillë në Japoni. Grupet e zogjve janë gjithmonë në rritje në aeroportin më të madh në vend pavarësisht përpjekjeve për ti larguar.
Ky është një problem në mbarë botën.
