Seks falas për emigrantët
Blogerja dhe aktivistja kineze Liumang Yan, ka vendosur që për një ditë të kryejë seks pa para, duke luajtur rolin e një prostitute. Ajo ka ofruar shërbime seksi për emigrantët, duke mos u marrë para, për të njohur botën dhe psikologjinë e femrave që punojnë si prostituta.
Yan tha se një prostitutë e arrestuar, u detyrua të paguajë 3000 juanë kinezë dhe të shkojë në shtrat me 150 meshkuj, për të paguar dënimin. Prostitutat jetojnë me frikën nëse do të fitojnë 20 juanë ose do të humbin 3000 – nëse i viziton ndonjë polic sekret, u shpreh ajo.
Shërbimi im i parë ishte me një djalë 18 vjeçar. E ndihmova të vendosë prezervativin dhe i thashë se duhet ta ketë me vete gjithmonë, nëse vazhdon të shfrytëzojë shërbimet e prostitutave. Atë ditë kam ofruar shërbime seksuale për katër burra. Njëri prej tyre ishte 50 vjeçar dhe nuk e kuptonte pse po e bëja, ka thënë ajo.