E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albëria “në gojët e liga”

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, shumë here është përfolur për jetën e saj private dhe raportin me bashkëshortin.

Së fundmi, ka pasur zëra se ajo ka probleme me Mentroin dhe se është afër për t’i dhënë fund martesës së saj.

“Eshtë folur shumë rreth martesës dhe divorcit. Njerëzit flasin dhe mua sinqerisht nk më sjellë asgjë më të qenit në gojët e liga. Jam munduar gjjithmonë të jem e sinqertë dhe të flas, por besoj që unë duhet të flas vetëm për arritjet e mia profesionale. Jeta ime private është vetëm e imja. Thashethemet si ndalojmë dot”, ka thenë ajo për mediat shqiptare.

Hadërgjonaj ka lindur në Deçan , aty ka  kaluar fëmijërinë,  një fëmijëri sa të bukur aq dhe tragjike, pasi kurrë nuk ka mundur ta njoh babanë e saj. Ka qenë 8 -muajshe në barkun e nënës, kur babai i saj ka vdekur në Gjermani. Në vitin 1988, e detyruar nga reprezaljet serbe emigron në Amerikë, ndërsa në Shqipëri kashkuar në fillimet e demokracisë. Debutimin e parë në skenën  shqiptare e ka bërë  te spektakli “12 në Hollivud”. Ka kaluar një jetë  me plot suksese dhe aventura; është martuar në moshën 15- vjeçare. Në moshën 16- vjeçare është bërë nënë.  Në moshën 18-vjeçare është bërë përsëri me një vajzë tjetër.

Aktualisht është pjesëmarrëse në festivalin e muzikes “Top Fest”, dhe balada e saj është pritur shumë  mire nga publiku. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›