Tërheq vëmendjen me transparencat e saj

Aktorja ka pasur shansin të marrë mbi vete disa vështrime, si pasojë e një veshjeje provokuese.
Eva Longoria ka dhuruar një "panoramë" të këndshme për fansat e saj, jashtë hotelit ku ka zgjedhur të qëndrojë në Paris. Bukuroshja gjendet në kryeqytetin francez me rastin e një evenimenti bamirësie, që do të zhvillohet.
Mirëpo, përpara se të japë kontributin në mbledhjen e fondeve në "Global Gift Gala", ajo ka pasur shansin të marrë mbi vete disa vështrime, si pasojë e një veshjeje provokuese.
Aktorja 38-vjeçare mbante një bluzë krejtësisht transparente, që u jepte mundësinë dashamirësve të saj për të shikuar se ç'kishte përtej. E duket se kjo tërheqje e vëmendjes duket se i ka shijuar pa masë, aq sa ka nisur të bisedojë edhe me disa fansa./Indeksonline/