Albërie Hadergjonajt i vjedhin makinën
Pre e “hajdutëve profesionistë” të makinave në kryeqytet, këtë herë është bërë këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj. Makina e Albëries, e tipit “Benz Mercedes ML” me vlerë 47 mijë euro, është “zhveshur” nga keqbërësit gjatë kohës që këngëtarja e kishte lënë në parkingun e banesës së saj. Vlera e pjesëve që janë vjedhur shkon në shifrën 15 mijë euro. Prej disa vitesh këngëtarja banon në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” në kryeqytet, vend në të cilin është bërë edhe vjedhja. Sipas Albëries, e cila ka njoftuar menjëherë policinë, hajdutët janë shënjestruar dhe kapja e tyre është vetëm çështje kohë. Ajo përjashton faktin se ky mund të jetë një veprim i qëllimshëm për ta dëmtuar personalisht.
Është e vërtetë që ju kanë vjedhur makinën?
Po, është e vërtetë që më kanë vjedhur makinën. Nuk e di kush mund të ketë qenë. Më lajmëruan komshinjtë.
Kur ka ndodhur ngjarja?
Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit. Të paktën kështu më tha roja, i cili kishte parë disa djem.
Çfarë bëtë kur e morët vesh? Si u ndjetë?
Menjëherë sapo e mësova, lajmërova policinë, e cila erdhi në vendngjarje. Unë bëra denoncim dhe janë kryer të gjitha proceduarat e nevojshme. U shqetësova shumë. Normalisht ishte një ndjesi jo e mirë, sidomos për faktin që tani më duhet të merrem me dokumente, të shkoj në komisariat…
Ku e kishit lënë makinën?
E kisha lënë tek parkingu poshtë shtëpisë, i cili ka edhe roje madje. Unë banoj tek “Komuna e Parisit”.
Çfarë vlere ka makina juaj?
Makina është e tipit “Mercedes ML”. Kur e kam blerë unë para një viti, kushtonte 47 mijë euro. Por të paktën e kisha me siguracion (qesh).
Çfarë ju kishin marrë konkretisht?
Kishin marrë thuajse gjithçka… Kasetofonin, navigatorin, ekranin, air bag-un, bokset, sensorët, të gjitha… Të gjitha këto kanë një vlerë prej 15 mijë eurosh.
Po ndonjë dokument apo send me vlerë?
Jo, fatmirësisht dokumente nuk kisha lënë aty, po syzet dhe parfumin i kishin marrë (qesh).
Ishin të shtrenjta?
(qesh) Ishin dy palë syze; një palë të markës ‘Miu miu’, kurse parfumi ishte i “Ghivenchy”, që përdor zakonisht gjatë verës. Fakti që kanë marrë edhe këto, tregon se hajdutët e kanë kryer vjedhjen me nge të madhe. Mund edhe të kenë bashkëpunuar me rojet apo dikush i ka ruajtur. Nuk e di…
Është bërë i mundur identifikimi i autorëve, apo akoma?
Ende nuk e dimë me saktësi se kush janë personat që kanë kryer vjedhjen, por sipas policisë, ka pasur disa raste të ngjashme kohët e fundit. Megjithatë unë kam një farë shprese që hajdutët do gjenden, pasi më duket se janë shënjestruar nga policia.
Ju vetë, dyshoni se mund ta ketë bërë dikush për inat?
Jo, por mendoj se ata që kanë kryer vjedhjen janë profesionistë, pasi nuk kemi dëgjuar as alarm e as zhurma. Nuk është diçka e menduar për të më bërë keq mua personalisht. Këto kohë ka pasur edhe shumë raste të tjera të ngjashme.
(er.nu/summerpages/GSH/BalkanWeb)