Albert Einstein: Do të doja të isha bërë muzikant, jo shkencëtar
Çmendonte shkencëtari i madh për Zotin, Hitlerin, famën, familjen dhe jetën
Gjekë Gjonlekaj/New York
Revista e njohur amerikane Discover edicionin e fundit ia kushtoi Albert Einstein-it. Titulli i këtij shënimi te jashtëzakonshëm është Universi i Einstein-it dhe vazhdon: Gjeniali më i famshëm i shekullit XX, flet për Zotin, për Hitlerin për Bombën Atomike por edhe për shumë çështje tjera, ku bëjnë pjesë më shumë se 50 letra të njohura e kontraversiale, dhe disa fjalime e citime. Einstein thotë: Përjetimi më i bukur është misterioziteti, është ndjenja më e rëndësishme e djepit të artit dhe shkencës së vërtetë.
Në këtë edicion special 90 faqesh të revistës Discoverjanë botuar shtatë kapituj të ndryshëm për jetën dhe veprimtarinë e Albert Einstein-it. Dritarja e teorive të Einsten-it dhe pikëpamjet e tij për jetën është hyrja e këtij edicioni përgatitur nga editori Becky Lang.
POLITIKA DHE LUFTA: Njeriu duhet ndarë kohën mes politikës dhe ekuacioneve. Ekuacionet janë shumë të rëndësishme për mua. Politika është sot për sot. Ekuacionet janë përgjithmonë. Në këtë kapitull Einstein thotë: Hitleri ishte një burrë me aftësi të kufizuara intelektuale, i pa aftë për punë të mira, që shpërthen nga zilia kundër atyre që kushtet dhe natyra u kishte dhënë më shumë se atij. Ai mblodhi rreth tij dhe organizoi dhunim njerëzor të rrugëve dhe kafeneve. Kjo ishte rruga që zgjodhi Hitleri për tu bërë politikan. Einstein thotë: Njerëzit në kushte të vështira të jetesës, nën trysni e çrregullime humbasin vetvetiu drejtpeshimin, duke ndjekur udhëheqës te çekuilibruar, dhe vazhdon: Gjermanët si komb janë përgjegjës për vrasjet në masë dhe ata duhet të dënohen si popull për gabimin e tyre. Populli gjerman kishte mbështetur Partinë Naziste. Ata kishin votuar për Hitlerin, në kohën kur i kishte bërë të qarta në libra dhe fjalime qëllimet e tij të turpshme. Qëllimet e Hitlerit ishin shumë të qarta dhe nuk kishte lënë asnjë hapësirë për keqkuptim. Ai thotë: Pjesëmarrja ime në prodhimin e bombës atomike qëndronte në një akt të vetëm: Unë i shkrova letër Presidentit Roosvelt, ku theksova rëndësinë e një eksperimenti në shkallë të gjerë për fisibilitetin e prodhimit të bombës atomike. U ndjeva i detyruar ta bëja këtë hap sepse gjermanët mund të punonin në këtë drejtim dhe ata kishin çdo mundësi për sukses. Nuk kisha rrugë tjetër, pavarësisht se gjithë jetën kam qenë paqedashës (pacifist) i bindur.
SHKENCA: Ardhmëria është përpara nesh nëqoftëse zgjedhim përparimin drejt lumturisë. Nëqoftëse nuk mund ti harrojmë armiqësitë atëherë duhet të pranojmë vdekjen. Jemi krijesë njerëzore dhe për këtë i bëjmë thirrje kësaj krijese: Mendo për humanizmin personal dhe harro çdo gjë tjetër. Einstein thotë: Njerëzit edhe tani (pas luftës) jetojnë njësoj siç kanë jetuar më parë dhe shihet se nuk kanë mësuar asgjë nga ato tmerre. Mendja e tyre është ndërlikuar nga intrigat e vogla të para luftës. Çfarë krijesa të çuditshme që jemi dhe vazhdon: Aspekti më i rëndësishëm i politikës sonë për Izraelin është manifestimi i vullnetit të përhershëm për institucionalizimin e barazisë së plotë për qytetarët arabë që jetojnë në mesin tonë. Qëndrimi ynë ndaj pakicës arabe është provimi kryesor për standardin tonë moral si popull.
Vigjilenca ime ndaj natyrës së vërtetë të judaizmit kundërshton idenë e një shteti çifut me kufijtë, me ushtri dhe masa të tjera të fuqisë së përkohshme. Kam frikë nga dëmi që mund të shkaktojë judaizmi, sidomos nga përforcimi i një nacionalizmi të ngushtë në radhët tona që është dashur ti luftojmë ashpër edhe atëherë kur nuk kishim shtetin tonë hebre. Kthimi ynë në komb në kuptimin politik të fjalës është baras largimit nga fryma shpirtërore e komunitetit tonë,që ua kemi borxh profetëve tanë dhe gjenialitetit të tyre.
Einstein thotë: Fizikani Max Plank ishte njëri nga personat më të mirë që kam njohur ndonjëherë në jetë, por ai nuk e kuptonte fizikën, sepse gjatë një eklipsi në vitin 1919 qëndroi i zgjuar gjithë natën për të parë nëse mund të vërtetonte thyerjen e dritës nga fusha e gravitacionit, përndryshe do të kishte rënë në gjumë siç bëra unë. Mekanika Quantum meriton respekt të madh. Por zërat e brendshëm më tregonin se kjo nuk ishte akoma rruga e vërtetë. Kjo teori tregon mjaft,por nuk afronte aspak drejt sekreteve të vjetra. Jam shumë i bindur se: Zoti nuk luan zare me universin. Një orë ulur në karrige në park pranë një vajze të bukur, kalon si një minutë, ndërsa një minutë ulur mbi një stufë të nxehtë të duket si një orë. Një prej arsyeve që matematika gëzon më shumë respekt se shkencat e tjera,janë ligjet e saj absolutisht të qarta, ndërsa ato të shkencave tjera janë të diskutueshme dhe jetojnë në rreziqe të vazhdueshme se një ditë mund të hidhen poshtë nga të dhënat e zbulimeve të reja.
JETA Einstein thotë: Misterioziteti është përvoja më e bukur e jetës. Ai që nuk e kupton këtë është i aftë sa një i vdekur dhe shuhet si qiriu. Misterioziteti lindi religjionin. Njohuria e ekzistencës për diçka që nuk mund të depërtojmë, pastaj perceptimet tona për shkaqe më të thella dhe për bukuritë më vezulluese,që në format më primitive janë të pranueshme në mendjen tonë, janë njohuri dhe këto emocione përbëjnë religjiozitetin e vërtetë; në këtë kuptim dhe vetëm në këtë mënyrë. Unë jam thellësisht fetar, thotë Einstein. Ai thotë: Sikur edhe një herë të isha djalë i rinj, nuk do të kisha bërë kurrë përpjekje për tu bërë shkencëtar, dijetar ose mësues. Përpara do të kisha zgjedhur punën e hidraulikut, tregtarit shëtitës, duke shpresuar se do të gjeja një shkallë modeste të pavarësisë që akoma është e pranishme në rrethanat e sotme. Për të fituar një përgjigje të mirë prej njerëzve është më mirë tu ofrojmë diçka për stomakun sesa për trurin. Jam mirë, kur marrë parasysh se kam mbijetuar triumfues Nazizmin dhe dy gra. Qëndrimi im për Zotin është agnostik. Unë jam i bindur se ndërgjegjja e gjallë është primare për parimet morale të rregullimit dhe fisnikërimit të jetës dhe nuk kemi nevojë për idetë e ligjdhënësit, e veçanërisht të atij ligjdhënësi i cili vepron në bazë të shpërblimit ose dënimit. Einsteini kishte vetëm disa pasione. Një nga ato ishte zgjidhja e enigmave të cilat i vinin nga gjithë anët e botës. Alice Kahler thotë se i kishte sjellur Einsteinit Kryqin e Famshëm Kinez që ishte enigma më e ndërlikuar. Einsteni e zgjodhi këtë enigmë për 3 minuta. Ai fliste me zë të butë, por kur qeshej bumbullonte krejt dhoma.
FAMILJA. Einstein i shkruan gruas së parë Milevës se pa të jeta nuk kishte kuptim, se pa të nuk do të kishte dëshirë për punë dhe nuk do të ishte i lumtur. Ju duhet të vazhdoni kërkimet tuaja dhe unë do të jem krenar për disertacionin tim të vogël, pavarësisht se mbetem njeri i zakonshëm. Nuk dua ti humbas djemtë e mi, por edhe ata nuk dua të më humbasin mua. Pas atyre gjërave që kanë ndodhur marrëdhëniet tona miqësore kanë marrë fund. Lidhjet tona personale duhet të jenë në minimum. Ju duhet të qëndroni në Zvicër dhe dy herë në muaj duhet të më dërgoni lajme për fëmijët e mi të shtrenjtë. Po ju dërgoj disa lojëra për Albertin dhe Eduardin. Mos e harroni pianon, sepse muzika është kënaqësi për ju dhe për tjerët. Ai i porosit djemtë që ti pastrojnë dhëmbët çdo ditë, sepse kanë rëndësi për shëndetin. Unë i kam dhëmbët e mirë thotë Einstein dhe për këtë jam shumë i lumtur. Nga ato gjëra që gëzoni do të mësoni më shumë. Eduardi vuan nga skizofrenia. Mua sëmundja e tij më shkakton njëmijë mjerime që siç duket nuk ka shpresë për një ekzistencë normale. E kam humbur shpresën për mjekim. Mbase është më mirë që natyra të vazhdojë rrugën e vet. Margot Einstein thotë se Albert Einsteini