E Diel, 1 Nëntor 2026

Yllka Filipi: Parajsa fillon me fëmijët dhe mbaron me librat

Intervistë me shkrimtaren, dhe sekretaren e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

 Bisedoi: Raimonda Moisiu

Filipi YllkaDr. Yllka Filipi ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e Letërsisë së Krahasuar, Universiteti i Tiranës (2009-2012). Është specializuar në degën e Letërsisë duke përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, Master Shkencor (2006-2008), pranë këtij Universiteti. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1995-1999). Shkruan kritikë, poezi, prozë dhe ese. Ka botuar në periodikë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Është vlerësuar nga kritika me disa çmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare, si një zë unikal në letërsinë moderne shqiptare. Aktualisht jeton dhe punon në New York, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën Illyria dhe revistën Kuvendi në Michigan. 2011 e në vazhdim Zv/Kryetare e Katedrës së Studimeve e Hulumtimeve, të Mendimit Kritik Modern të Presidencës së LNSHP, U.S.A

Cila ka qenë eksperienca juaj e parë në gjininë e prozës, poezisë apo publicistikës? Çmund të na thoni mbi fillimet e karrierës suaj letrare? Si u gjendët në këtë udhëtim të bukur e mbresëlënës?

Poezia është arti ku shpirti nënvizon epërsinë e tij, që herët në shkrimet e mia. Grimcat e para filluan të gëlonin që në fëmijërinë e hershme, por eksperiencat e vërteta morën formë të përcaktuar qartë, vetëm në vitet e gjimnazit, e më tej. Aftësitë imagjinative më jepnin dorë të lirë në pikturimin e tablove të ndryshme shpirtërore, aty ku rridhnin brengat, dramat, idilet e njerëzimit dhe nuk e lejonin intuitën të mbetej pezull. Udhëtim i bukur? Udhëtim mbresëlënës? Unë do ta quaja udhëtim i përjetshëm drejt jetës, drejt dashurisë.

Isadora Duncan shkruan: Nuk më habit aspak fakti që një grua mund të bëhet artiste e vërtetë, megjithëse arti është mbikëqyrës i vështirë e i rreptë, sepse kërkon përkushtim fizik dhe inteligjencë në gjithçka, ndërsa një grua që e dashuron atë jep gjithçka nga përvoja e jetës së saj. Sa qëndron kjo thënie, për ju?

Një përfaqësim i tillë i artit i gërshetuar edhe me faktin e të qenurit femër, pavarësisht mbikëqyrjes së vështirë dhe të rreptë si edhe përkushtimit fizik, nuk e ka lënduar aspak dashurinë time për të. është gjëja më e bukur që buron nga shpirti dhe niset fluturim për në shpirtra të tjerë, si një lloj ngushëllimi hyjnor ndaj dhimbjeve të njerëzimit. Si një shpresë.

Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të veçantë në frymëzimin tuaj?

E gjithë kjo është një kompleksitet figurash, imazhesh reale dhe fiktive, një galeri e tërë detajesh që kanë ndikuar në frymëzimet e mia, por padiskutim një mbështetje e jashtëzakonshme për të ecur përgjatë kësaj rruge me të papritura, shira e stuhi, kanë qenë prindërit e mi. Simbol i vetësakrifikimit për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Burim i pashtershëm frymëzimi për mua, është Eros-i, im bir 9-muajsh.

Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj Eshtra tempujsh, Eternitas, Post Hekuba në gjuhë të huaj dhe bashkautorë në antologji kombëtare e ndërkombëtare. Çmund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?

Kanë rrjedhur natyrshëm, ashtu një e nga një si pikat e shiut mbi xham, e formohen rrëkeza, më vonë ndoshta luginëza…është një kënaqësi e jashtëzakonshme tek i sheh të rriten…

Kur shkruani, cili është vendi juaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Frymëzimet janë spontane, Muzat nuk trokasin asnjëherë, vijnë ashtu papritur, në studio, në natyrë, në rrugë, në vetmi, mes turmës, në rërë, në kafene, shpesh edhe në gjumë…

Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj? Çfarë ju shtyn të shkruani një poezi proteste me ton qytetar e intelektual?

Unë e shoh si një energji që buron nga një tjetër energji supreme e cila trazon shpirtin njerëzor, ngacmon, flijohet. Shpërfillja, nëpërkëmbja, dhunimi i të drejtave të gruas më irriton pa masë. Shën Maria ishte grua…Muzat janë gra tronditëse gjithashtu.

Shumë lirika dashurie. Çfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

Dashuria është formë e finalitetit të forcës për të mbijetuar, sa kohë jeton veçan çdo koncepti intrigues, ajo perceptohet larg nga urrejtja, si një formë finale e gjallimit të së mirës së përjetshme, gëzimit dhe madhështisë universale.

Romane, studime poezi: në cilën prej tyre ndjeheni më mirë?

Me secilën prej tyre përjetoj një lidhje të veçantë e nuk mund t’i dalloj, por mund të them se kam shumë dobësi për poezinë… Aty ndihem më e sigurtë. Një shtëpizë prej qielli, realitet i dytë trupi e shpirti.

Ju jeni edhe prozatore, biles keni sjellë një formë të re në prozën bashkëkohore, kujtojmë këtu romanin Me ipsum ames (Të më duash mua, vetëm), tashmë një shkrimtare e afirmuar, autore e disa librave. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante? Si lindi shtysa për të kaluar nga vargjet në prozë?

Ky roman është shkruar në kohën kur isha ende një studente e apasionuar e letërsisë, në vitin e tretë dhe për vite me radhë qëndroi në sirtarët ku ruheshin dorëshkrimet e mia. Nuk guxoja ta hidhja në treg me frikën e asaj risisë që nuk përqafohet kurrë në fillim… Tanimë më kanë mbetur shumë pak kopje nga ky libër. Për mendimin tim është më i thjeshtë kalimi nga poezia në prozë. Blatohet mrekullisht me nënvetëdijen. Të kundërtën nuk mund ta perceptoj dot. Shtysa vjen natyrshëm nga dëshira për tu vetëshprehur në mënyra të ndryshme.

Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një proze, në rastin tuaj, të tregimit apo romanit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

Do të citoja këtu një mbishkrim të zbuluar në tempullin e Isis-it (Nëna natyrë): Unë jam gjithçka ç’ka qe, është e do të jetë gjithmonë. E asnjë mortor s’do të mund të ma ngrejë vellon që më mbulon fytyrën. Shpesh i sjell personazhet nga koha në akohorësi dhe i preh në gjirin e natyrës. I ngjan një sfide nga ku buron pafundësisht , një tjetër lloj sfide e vetvetes për të mos u rrëzuar në grackat e kohës, harrimit.

Zhanrin e romanit e bëtë ju që të vinte te ju, apo është preferenca tuaj?

Subjekti i këtij romani ka lindur si një shëmbëlltyrë reale dhe virtuale e qenies bashkëkohore me përthyerjet, dritëhijet apo qerthujt simbolikë të jetës, tej destinëve ekzistencialë që vërtiten paralelisht midis dashurisë dhe vdekjes. Ai është drama e asgjësimit fizik dhe shpirtëror të qenies mbi të cilën kumti i dashurisë ngadhënjen mbi gjithçka. Një vepër e hapur në të cilën konotacionet artistike gërshetohen me dramën e njeriut të kohëve moderne. Erdhi ai tek unë! Tepër insistues!

Shquheni në prozën tuaj për mendimin inteligjent, plot figura letrare, artistike dhe mendimin filozofik. Ku qëndron forca e inspirimit si një shkrimtare që i përket lëvizjes feministe, pas periudhës postkomuniste të realizmit socialist?

Inspirimi është thjesht një energji supreme nga e cila pashpjegueshmërisht buron forcë, tharm, limfë. Ajo bëhet ujë dhe shuan zjarrin e shpirtit tim. Realiteti është ngacmues, misteret gjithashtu. Ushqim shpirtëror, sui generis në llojin e vet. Proporcion i bollshëm dhe al

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›