E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albert Minga, serish ne kerkim te sociales

Ka pak dite qe regjisori i njohur ka nisur serish punen e tij. Kete here, per te vene ne skene komedine e Eduardo De Filippos "Filumena Marturano". Vepra ka karakter social dhe ky me sa duket eshte trendi i ri i regjisorit te njohur per te percuar idete e tij

Ben Andoni

Ka pak fare pak dite, qe ne studiot e Teatrit Kombetar, regjisori i njohur Albert Minga ka filluar punen e tij te re. Behet fjale per vepren e Eduardo De Filippos, "Filumena Marturino". Do te jete nje grup aktoresh te njohur, mes te cileve Yllka Mujo, Bujar Asqeriu dhe Arben Derhemi, qe kete here do percjellin platformen regjisoriale te Minges, ne nje nga veprat me interesante te pasluftes ne Itali. Filumena i eshte besuar Yllka Mujos, ndersa partneri i saj do te jete aktori Bujar Asqeriu.

Vepra eshte perkthyer ne shqip nga origjinali "Cantata dei giorni dispari" nga i njohuri, Mustafa Greblleshi, shume vite me pare.

Eshte nje drame e veshtire psikologjike me tre akte, e cila eshte shkruar nga kritika se duhet te cmohet per zbulimin e thelle te karaktereve te personazhe qe e "ben dashurine e gruas se thjeshte per nje djalosh te shoqerise borgjeze, nje drame qe demaskon falsitetin dhe esencen e ligjeve cnjerezore te shoqerise borgjeze".

Filumena eshte nje grua e thjeshte, qe padrejtesite, por me shume fatin e keq te jetes se saj mundohet qe ta rrefeje me perpjekjen e saj te madhe njerezore. Kete, duke i denuar pa meshire ligjet e egra te shoqerise. Por, kjo lufte nuk eshte aq e lehte. Eshte nje drame qe tregon krizen morale te shoqerise dhe me nje mundesi, qe te arrish ta pershtatesh dhe ne kohen tone. Eshte nje nga punet e para, qe do te celin sezonin ne Teatrin Kombetar. Deri me tani, fjalet per ish-suksesin e dikurshem te "Pamjes nga Ura" te dramaturgut te njohur Arthur Miller, e kane zbehur disi ate- qe vete regjisori ka dashur te thote per vepren e re. Gjithsesi, Minga duke shfrytezuar mesazhin e madh social te saj nuk ka hezituar, qe te pretendoje se ajo te kete serish impakt tek njerezit, si pjesa e tij e meparshme. Pjesa e kulmit te drames eshte nje ish-prostitute, qe bashkejeton prej 25 vitesh me nje nenpunes te mesem. Gruaja, qe do te martohet, nuk i zbulon dot personazhit me te cilin jeton se cili nga te femijet eshte i tij. Duket se drama e jetes se vete autorit De Filippo eshte ne qender te kesaj vepre. Ne literature thuhet se eshte e buzuar ne nje ngjarje te vertete dhe se per te eshte interesuar vete Papa i kohes. Nje vit, pasi ajo u vu ne skene me 1946, autoritetet italiane vendosen qe te ndikonin ne familjet e ndryshme qe te tregonin kujdes per mbajtjen e femijeve te lindur jashte martese. Ciftin kryesor te kesaj vepre e kane luajtur dikur edhe Marcelo Mastrojani me Sofia Lorenin. Te tjere aktore si Fadil Kujovska dhe Olta Gixhari, do te plotesojne cast-in artistik te vepres shqiptare.

"Filumena Marturano" trajtohet si nje nga veprat me te arrira dhe me te njohura te dramaturgut dhe intelektualit Eduardo de Filippo. Besohet se De Filippo e shkroi enkas per motren e tij, Titina de Filippo, nje aktore e njohur e kohes. Vepra eshte luajtur deri ne mjediset e Vatikanit, ku Papa Piu XII kerkoi, qe ajo t'i recitonte lutjen e Filumenes drejtuar Shen Merise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›