"Sfida e Moshes dhe e artit"
Me 16 janar eshte radha e Drita Pelinkut, aktores veterane, qe te riprovoje aftesite e saj. Per here te pare thuhet se ajo do te jete ne nje monodrame. Me shume se sfida e moshes se saj, ajo do te interpretoje ne nje nga temat me te veshtira te dites. Personazhi i saj ka te njejten moshe me te dhe eshte nje grua hebre, qe i ka kaluar me kohe te 80-tat
Kjo eshte sfide mbi sfidat. Ne kapercyell te moshes, aktorja e njohur e drames shqiptare Drita Pelinku, do te ngjitet ne skenen e Teatrit Kombetar me premieren "Rouz", nga Martin Sherman. Premiera, e cila do te jete me 16 janar ne sallen e teatrit Kombetar, e sjell per here te pare, aktoren ne nje monodrame. Rouz Rous, personazhi qe interpretohet nga Pelinku, eshte nje grua hebreje e vjeter, qe ka te fiksuar ne kujtese vetem nje dashuri te vjeter; geton e kujtimeve te paharruara; "Eksod 1947" anijen e njohur qe i ktheu pas ne atdhe dhe vrasjen e nje vajze te vogel ne Palestine.
Eshte nje sfide per aktoren dhe ekipin realizues dhe per faktin e luftes se tanishme te Izraelit ndaj Palestines, qe ka thithur te gjithe interesin nderkombetar .
Bujar Alimani, qe do e vendosi ne skene, ka ardhur prej gati dy muajsh nga Athina ne Tirane per te punuar per kete monodrame, qe eshte nje produksion i tij. Aktorja ka qene udheheqesja e tij ne Akademine e Arteve me dramen "Kenga e Mjelmes" e Cehovit, nje bashkepunim i bukur njerezor mesues-nxenes dhe regjisor (ish-nxenes)-aktor (ish-mesues).
Monodrama eshte e shkruar me 1999, me idene per te treguar metamorfozen e hebrenjve me shekullin e 20. Nje histori e perzier qe e tregon popullin e shume vuajtur te kthehet ne nje popull potent ne nje lufte te paepur per identitetin e tij
Vete autori i saj Martin Sherman, nje dramaturg amerikan me rrenje hebreje - autor i afro 20 veprave per teater dhe i disa skenareve artistike - e vendos kete grua me emer luleje ne nje stol ku pertyp ilace, akullore me krem dhe figura nga e kaluara.
Qellimi i Sherman eshte qe te misheroje tek kjo grua, rolin e nje gruaje te forte, qe i permban te gjitha cilesite me te mira femerore me instinkte te gjalla per mbijetese. "Plot ngjyra. Te jem ulur, te jem me veten time. Pastaj te harroj kush jam.", ka thene vete aktorja, duke rrefyer per personazhin e saj.
Qe nga Streha e te Harruarve, ajo ka plot tre vjet qe nuk ngjitet me ne skene, por kjo mjafton qe ajo te gjeje forca te perballet dhe me kete rol te ri. Projekti eshte mbeshtetur nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Alimani po bashkepunon per skenografine dhe kostumet me Klajd Ymerin dhe ka per as/regjisor Mikel Kalemin. Per ndricimin eshte nga Athina Nikos Blasopulos. B.an