E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Verria: I rikthehem teatrit dhe filmit me nje rol aktual Izaura Ndoj

Emri i tij eshte gdhendur nepermjet personazheve dhe karaktereve te interpretuara gjate dekadave ne teater dhe kinematografine shqiptare. Ndersa sot, ai na shfaqet mes artisteve, miqve dhe familjareve si ikone e aktrimit shqiptar. Albert Verria, edhe pse ne nje moshe te thyer nuk mund te rri ne heshtje, por do te shfaq dhe anen e tij te panjohur, lidhjen me librin. "...Rrefim paradoksal" eshte libri qe "Artisti i Popullit" Albert Verria i kushton roleve brilante qe ka interpretuar ne skene. Ne nje interviste per "Koha Jone" mjeshtri i skenes Albert Verria, rrefen karrieren e tij neper dekada, pasionin per aktrimin, lidhjen e tij me rolin e Xha Sulos tek "Kapedani" si dhe rikthimin e tij ne skene permes nje roli aktual. Libri "... Rrefim paradoksal" eshte konceptuar ne nje forme vizuale, si asnje krijim tjeter me pare dhe kjo perben nje tjeter element qe e ben ate te vecante, duke percjelle mesazhin e madh te perjetesise ne art, filozofine e jetes si vazhdimesi, ecuri, perkryerje. Albert Verria numeron mbi 90 role ne teater dhe kinematografi. Disa nga rolet ne teater: "Fytyra e Dyte", "Revizori", "Fundi i nje komedie", "Lidhur si fishek gjerdani", "Vite te veshtira", "Pallati 176", "Sakrifica". Ndersa ne filma ka spikatur ne: "Perse bie kjo daulle", "Kapedani", "Brazdat", "Operacion Zjarri", "Shperthimi", "Shtigje lufte", "Ne fillim te veres", "Thirrja", "I treti", "Nga mesi i erresires", "Koncert ne vitin 1936", "Pertej mureve te gurta", Deshmoret e monumenteve", "Goditja", "Agimet e stines se madhe" etj.

Ne librin "...Rrefim paradoksal" ju beni dialog me rolet tuaja. Si vijne keto rrefime permes ketij libri?

Si njeri i gjalle e konsideroj veten te vdekur, ndersa personazhet e mija jane akoma te gjalle. Puna ime e madhe ne kete liber rrefimtar, ka qene mesazhi qe kam percjell per rolet dhe karakteret qe i kam interpretuar gjate gjithe ketyre viteve. Ne boten e pertejshme takohem me Da Vincin, Frojdin dhe te gjithe ato qe kane jetuar para 3 mije vitesh! Ata kujtohen jo vetem per gjemat e tyre qe kane bere dhe lene pas, por perkundrazi ato kujtohen per mesazhet e forta qe japin sot.

Pse pikerisht "... Rrefim paradoksal"?

I gjithe libri eshte nje paradoks. Brenda faqeve te librit une jam i vdekur, ndersa ne realitet jam gjalle dhe vdekja ime bie ndesh me hipnosin, perendine e harreses qe kerkon te ma zhduk emrin tim... Une mund te vdes nje dite, por personazhet e mija nuk i varros dot. Pikerisht ketu qendron dhe paradoksi i rrefimit tim permes ketij libri.

Repertori juaj ne kinematografi numeron mbi 30 role, por roli i Xha Sulos duket sikur i le ne harrese te gjithe rolet e tjera gjate ketyre viteve?

Xha Sulo eshte nje rol qe ka zene nje vend te vecante ne film dhe eshte nje rol qe spikat me teper per emancipimin e gruas. Xha Sulo, si personazh nuk ka besim te grate dhe mesazhi qe jep filmi "Kapedani" eshte: Grate jane te sinqerta, dhe pse jo grate mund te drejtojne dhe shtetin.

Si i keni pasur raportet me teatrin para '90-s dhe pas lindjes se demokracise ne Shqiperi?

Para viteve '90 raportet me teatrin kane qene shume te mira, ndersa pas '90 teatri u pushtua nga aktor te rinj me koncepte te reja, jo se une i kam konceptet e vjetra madje me te avancuara. Me kane ftuar disa here per role ne teater, por e kam shume te veshtire per te marre nje rol pasi duhet te bindem plotesisht nese e interpretoj sic duhet para publikut. Ndihem shume i pergjegjshem para skenes dhe atij publiku qe me ka dashur gjithmone.

Po raportet me politiken, kohen ku nje pjese e roleve u censuruan?

Raportet i kam pasur normale. Ashtu sic kam qene ne ate kohe jam edhe sot. Artiste ne pergjithesi nuk perzihen shume ne politike, politika ime eshte te bej rolin dhe nepermjet rolit ti jap mesazhin qe i takon publikut.

Karriera juaj artistike eshte e gjate me suksese dhe vleresime. Ju si aktor keni ndonje peng gjate ketyre viteve?

Pengje te vogla mund te kem patur, por pergjithesisht i kam realizuar te gjitha rolet si aktor karakteri qe jam. Asnjehere nuk kam bere diferencime, rol i madh apo rol i vogel, per mua jane te gjithe rolet e medhenj.

Keni deshire ti riktheheni serish skenes se teatrit dhe ekranit te filmit?

Aktualisht jam duke perpunuar nje rol, i cili do te kete mesazhe te fuqishme edhe pse eshte akoma pergjumesh. Ky rol mund te jete ne teater dhe ne film. Eshte nje personazh qe i takon mijera viteve, por qe flet shume per aktualitetin. Po mundohem jo vetem ta shkruaj, por dhe ta pervetesoj per te qene sa me aktual ne realitetin shqiptar. Po ju rrefej nje detaj te rolit qe do te shfaqet se shpejti: "O njerez, ju jeni te gjithe te ndershem por midis jush ka dhe te pandershem! Ju jeni te gjithe te sinqerte, por midis jush ka hipokrit... Ja ti per shembull, perse kur erdhe ne shtepine time, ne vend qe te me shikoje mua ne sy shikoje kembet e gruas sime..."!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›