Eto‘o-Barça, s‘ka marrëveshje. Laporta: 75 milionë për Ibrën
Agjenti i Eto‘o, Hose Maria
Mesajes, është rikthyer sërish
në Milano. Në harkun e
pak orëve ka zhvilluar një takim
tjetër me drejtuesit e Inter. Klubi
zikaltër thekson se ka bërë maksimumin
për të marrë futbollistin,
i cili mes të tjerash ka deklaruar
kënaqësinë e tij për të luajtur në
skuadrën e Murinjos.
Eto‘o-Inter - Sipas gazetave
spanjolle, Eto e Inter kanë gjetur
marrëveshjen në emër të Championsit.
Më i lumturi është Morati, i
cili dëshiron të rikthejë në vitrinë
trofeun që i mungon prej 1965-
ës. Lojtari ka kërkuar që bonuset
lidhur me marrëveshjen të mos
jenë të lidhura me golat e shënuar,
por me kupat e fi tuara. Është një
farë risku, por Eto‘ ka fituar dy
Champions (2006 e 2009). Në
marrëveshje janë parashikuar 10
milionë euro në vit për 5 sezone
për sulmuesin, plus bonusin
Champions. Në këtë mënyrë,
kamerunasi ka treguar se nuk
synon thjesht të përfi tojë para, por
kërkon t‘i meritojë ato falë trofeve
që do të fi tojë duke kontribuar për
skuadrën.
Telefonata - Eto‘o ndihet i
kënaqur, shkruajnë mediat spanjolle,
dhe për këtë arsye ai i ka telefonuar
Interit, pikërisht drejtorit
Branka: "Drejtor, unë jam entuziast
për Interin, dhe jam i bindur se
do ta sjellim Champions League
në Milano". Një entuziazëm në
dukje i sinqertë ai i kamerunasit,
i cili me dëshirën e tij hoqi nga
marrëveshja bonusin për golat e
shënuar me bluzën zikaltër.
Firma e Ibrës - Ndërkohë, e
përditshmja katalanase, "Sport",
siguron se Ibrahimoviç e ka mbyllur
marrëveshjen me Barcelonën,
duke fi rmosur një kontratë që do
ta lidhë me ngjyrat blaugrana për
5 vite, deri në 2014-ën. Sikurse
është bërë e ditur edhe më parë,
suedezi pritet të përfitojnë 9
milionë euro në sezon, duke u
shndërruar në futbollistin e dytë
më të paguar të Barçës, pas Mesit.
Kërkesa - Por kamerunasi
dëshiron më parë të zgjidhë disa
pengesa me Barcelonën. Nuk
bëhet fjalë vetëm për një dëmshpërblim
për prishjes konsensuale
të kontratës prej 5 milionë eurosh,
të cilën lojtari e pretendon dhe që
klubi i Laportës nuk dëshiron ta
paguajë. Sulmuesi afrikan është
nga ata që shikon substancën, por
i intereson shumë edhe forma:
prandaj insiston shumë mbi
detajet. Në asnjë mënyrë nuk
dëshiron të kalojë si shkëmbim
tip "pako postare" për në Milano
për të madhin Ibrahimoviç. Eto‘o
kërkon gjithashtu sqarime nga
Pep Guardiola, fjalët e të cilit në
konferencën e shtypit nuk kanë
qenë aspak të pëlqyeshme. Me
bluzën e Barcelonës ka shënuar
dy gola deçizivë në po aq fi nale të
fi tuara dhe nuk e priste të likuidohej
në këtë mënyrë.
Çmenduria Laporta - Është
shumë mundshme që në takimin
mes Mesajes dhe Interit të mos
arrihet në një përfundim të gëzueshëm.
Por gjatë kësaj ka dalë në
skenë një detaj i rëndësishëm në
tratativat që çojnë Ibrahimoviçin
në Katalonja. Laporta, pavarësisht
nga diskutimi i Eto‘osë për të përfunduar
bisedimet sa më parë që
të jetë e mundur për blerjen e suedezit,
është i gatshëm të derdhë
75 milionë euro, plus huazimin
e Hleb.
Mesajes, është rikthyer sërish
në Milano. Në harkun e
pak orëve ka zhvilluar një takim
tjetër me drejtuesit e Inter. Klubi
zikaltër thekson se ka bërë maksimumin
për të marrë futbollistin,
i cili mes të tjerash ka deklaruar
kënaqësinë e tij për të luajtur në
skuadrën e Murinjos.
Eto‘o-Inter - Sipas gazetave
spanjolle, Eto e Inter kanë gjetur
marrëveshjen në emër të Championsit.
Më i lumturi është Morati, i
cili dëshiron të rikthejë në vitrinë
trofeun që i mungon prej 1965-
ës. Lojtari ka kërkuar që bonuset
lidhur me marrëveshjen të mos
jenë të lidhura me golat e shënuar,
por me kupat e fi tuara. Është një
farë risku, por Eto‘ ka fituar dy
Champions (2006 e 2009). Në
marrëveshje janë parashikuar 10
milionë euro në vit për 5 sezone
për sulmuesin, plus bonusin
Champions. Në këtë mënyrë,
kamerunasi ka treguar se nuk
synon thjesht të përfi tojë para, por
kërkon t‘i meritojë ato falë trofeve
që do të fi tojë duke kontribuar për
skuadrën.
Telefonata - Eto‘o ndihet i
kënaqur, shkruajnë mediat spanjolle,
dhe për këtë arsye ai i ka telefonuar
Interit, pikërisht drejtorit
Branka: "Drejtor, unë jam entuziast
për Interin, dhe jam i bindur se
do ta sjellim Champions League
në Milano". Një entuziazëm në
dukje i sinqertë ai i kamerunasit,
i cili me dëshirën e tij hoqi nga
marrëveshja bonusin për golat e
shënuar me bluzën zikaltër.
Firma e Ibrës - Ndërkohë, e
përditshmja katalanase, "Sport",
siguron se Ibrahimoviç e ka mbyllur
marrëveshjen me Barcelonën,
duke fi rmosur një kontratë që do
ta lidhë me ngjyrat blaugrana për
5 vite, deri në 2014-ën. Sikurse
është bërë e ditur edhe më parë,
suedezi pritet të përfitojnë 9
milionë euro në sezon, duke u
shndërruar në futbollistin e dytë
më të paguar të Barçës, pas Mesit.
Kërkesa - Por kamerunasi
dëshiron më parë të zgjidhë disa
pengesa me Barcelonën. Nuk
bëhet fjalë vetëm për një dëmshpërblim
për prishjes konsensuale
të kontratës prej 5 milionë eurosh,
të cilën lojtari e pretendon dhe që
klubi i Laportës nuk dëshiron ta
paguajë. Sulmuesi afrikan është
nga ata që shikon substancën, por
i intereson shumë edhe forma:
prandaj insiston shumë mbi
detajet. Në asnjë mënyrë nuk
dëshiron të kalojë si shkëmbim
tip "pako postare" për në Milano
për të madhin Ibrahimoviç. Eto‘o
kërkon gjithashtu sqarime nga
Pep Guardiola, fjalët e të cilit në
konferencën e shtypit nuk kanë
qenë aspak të pëlqyeshme. Me
bluzën e Barcelonës ka shënuar
dy gola deçizivë në po aq fi nale të
fi tuara dhe nuk e priste të likuidohej
në këtë mënyrë.
Çmenduria Laporta - Është
shumë mundshme që në takimin
mes Mesajes dhe Interit të mos
arrihet në një përfundim të gëzueshëm.
Por gjatë kësaj ka dalë në
skenë një detaj i rëndësishëm në
tratativat që çojnë Ibrahimoviçin
në Katalonja. Laporta, pavarësisht
nga diskutimi i Eto‘osë për të përfunduar
bisedimet sa më parë që
të jetë e mundur për blerjen e suedezit,
është i gatshëm të derdhë
75 milionë euro, plus huazimin
e Hleb.