"Alberta", bashkepunim dhe me Serbine
TIRANE - Policia e Shtetit ka kerkuar bashkepunimin me policine serbe per te ndaluar personat pergjegjes te trafikut te armeve. Burime nga policia shqiptare, thane se, bashkepunimi duhet te jete Shqiperi-Kosove-Serbi, kunder krimit te organizuar. Ne kete menyre, operacioni "Alberta", qe beri te mundur arrestimin e pese personave ne Shqiperi dhe shtate ne Kosove, pritet te shtrihet edhe ne Serbi. Nderkohe qe po behen hetime dhe ndaj disa personave te tjere qe dyshohet se jane pjesetare te ketij trafiku. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit, kane bere te ditur,se personat e prangosur funksiononin ne bashkepunim, si nje i vetem per te dyja tregjet e trafikut te armeve, si ne Kosove dhe ne Shqiperi. Pistoletat e sekuestruara te markes "Zastava", kane si pike fabrikimi Serbine duke hedhur dyshime per nje rrjet teper te gjere te ketij trafikimi armesh. Gjate aksionit "Alberta", u vune ne pranga ne Fushe Kruje, Mustafa Gashi 46 vjec, Edmond Kajo 40 vjec, Marjus Buda 26 vjec, Florenc Mezini 31 vjec dhe Nertil Fejzullau 25 vjec. Nderkaq qe operacioni vazhdoi dhe ne Kosove, ku u arrestuan dhe 7 pjesetare te kesaj organizate kriminale, qe trafikonte arme dhe municione ne disa vende te Ballkanit. Ne Kosove jane arrestuar Adem Berisha, Ibush Etemi, Avni Berisha, Gani Mavriqi, Abdurram Mavriqi, Rafet Llapashtica dhe Ibrahim Gashi. A. Cena