"Nuk doja t'i vrisja, ishte pakujdesi"
Lezhe- Dasma e kthyer ne mort me nje te vdekur dhe dy te plagosur, dje ka shenuar edhe arrestimin e te dyshuarit per krimin. Pak caste pasi ka lene spitalin, Mirand Cupi, (Doda), ka perfunduar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit Lezhe. Ai akuzohet per vrasjen e tezes, Leze Gjoni, 48 vjece dhe plagosjes se Sander Jacit dhe Hil Cakes. Nderkohe qe gjate marrjes ne pyetje, 24 vjecari ka pranuar akuzen e vrasjes te se afermes, por ka shpjeguar se ka qene nje pakujdesi, ndersa festonte me te shtena te nje arme gjahu, martesen e djalit te dajes ne fshatin Rraboshte te Lezhes. "Nuk kam pasur si qellim qe t'i vrisja, nuk kisha as arsye, per me teper qe viktima eshte e aferme e imja. Ka qene nje pakujdesi ne momentin qe kisha mbushur armen dhe do behesha gati per te qelluar", mesohet te kete thene 24 vjecari ne polici. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 te dites se diel, ndersa cifti kishte marre vallen dhe ne piste gjendeshin mbi 30 persona. Mirand Cupi eshte shfaqur i penduar per krimin, ndersa pret qe te dale ne gjykate per mase sigurie. Edhe te afermit e viktimes jane shprehur se ngjarja ishte nje pakujdesi, ndersa i kane bere nderimet e fundit viktimes. Policia tha se i riu nga Rubiku akuzohet per "vrasje dhe plagosje te dyfishte nga pakujdesia", me arme gjahu, te Leze Gjonit, nga fshati Kallmet i Madh, Hil Cakes, nga fshati Zojz dhe Sander Jacit, nga fshati Raboshte. Dy te fundit gjenden jashte rrezikut per jeten ne spital, ndersa ngjarja ka ndodhur ne banesen Nik Gjokes, i cili martonte djalin. Policia sekuestroi edhe armen e krimit nje cifte gjahu "Shotgan", ne pronesi te Jak J., ndersa 24 vjecari ia kishte marre ne makine pa dijeni.