E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet, policia ve ne pranga 7 te dyshuar

TIRANE - Policia e Tiranes, ka zhvilluar nje aksion per prangosjen e disa personave, si autore te disa vjedhjeve. Burimet zyrtare te policise, kane bere te ditur, se kane vene ne pranga Leonard Nanxan, 28 vjec, pasi ne autobusin e unazes ka vjedhur nje telefon celular. Po dje, blute e Tiranes, kane ndaluar dhe tre te rinj per vjedhjen e nje lokali. Erjon Pirraqi 18 vjec dhe K. A, 16 vjec e M. B, 18 vjec, nga Tirana, kane vjedhur nje aparat transmetimi satelitor ne lokalin "Damjan", ne Paskuqan. Pirraqi, sipas policise, eshte larguar nga shtepia e tij, ku gjykata e kishte detyruar qe te rrinte pasi ishte ne hetim per vjedhje. Ne pranga eshte vene per vjedhje dhe Elton Mehmeti 26 vjec dhe ky i ndaluar pasi ka vjedhur celularin e nje gruaje. Nga uniformat blu eshte zbuluar dhe autori i vjedhjes se nje rrobaqepesie, qe eshte Fabian Laci, 20 vjec nga Dibra. Nderkaq rasti i fundit ka qene vjedhja e nje optike, ku policia ka gjetur autorin, qe eshte Xh. Q, 14 vjec, i cili gjendet i arrestuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›