E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin dyqanin me makine te grabitur

SARANDE - Bien ne pranga pasi tentojne te vjedhin dyqanin me makine te grabitur. Tre persona pasi kane grabitur nje automjet ne lagjen numer 4, te Sarandes kane shkuar ne dyqanin e celulareve dhe pasi kane thyer xhamin jane futur brenda duke vjedhur tere mallin qe ndodhej. Por thyerja e xhamit eshte degjuar nga pronari i cili ka banesen ne katin e siperm. Pronari ka mundur te fiksoi tragen dhe llojin e makines me te cilin u larguan hajdutet. Pronari Klajdi Zeqiri ka njoftuar policine dhe ka deklaruar edhe targat e mjetit. Mjeti "Ford" SR 2236 B eshte ndaluar pasi i perkiste nje qytetari ne lagjen numer 4, te qytetit. Pronari i makines, ka mohuar qe ne ate ore ishte me makinen e tij, duke vjedhur dyqani. Ai ka thene se dhe celesat i kishte ne xhep dhe automjetin e tij ia kishin vjedhur. B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›