E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Murinjo nuk ka aspak respekt

Milano - Trajneri i Milanit, Karlo Ançelot, ka mbështetur edhe një herë tjetër idenë e qëndrimit në Itali të mesfushorit David Bekam edhe pas përfundimit të kontratës. Ish-lojtari i Mançester Junaited dhe Realit të Madridit shkëlqeu në fitoren e fundit të Milanit 4-1 në transfertë me Bolonjën për javën e 20-të. Në këtë ndeshje roli i Bekamit ishte i rendesishem, duke arritur të shënonte edhe golin e katërt për ekipin e tij. Tek klubi i Milanit të gjithë e dëshirojnë qëndrimin e yllit anglez, por është vetëm në dorën e tij kjo çështje.

Në një intervistë për Radio Anchio Sport Ançeloti shprehet: “Të qëndrojë Bekam? Çdo gjë është e mundur në futboll. Pozicioni i klubit nuk ndikon fare në këtë çështje. Është vetë futbollisti ai që duhet të vendosë, për të qëndruar apo jo. Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë dhe e urojmë një gjë të tillë”.

Ançeloti komentoi edhe daljen me karton të kuq të trajnerit të Interit Murinjo në ndeshjen e fundit përballë Sampdorias. Ai e cilësoi si të drejtë vendimin e kryesorit, duke e quajtur Murinjon si te pasjellshem.

“Nuk mendoj se gjyqtari ka gabuar në atë vendim. Mendoj se Murinjo nuk ka treguar aspak respekt, dhe për këtë është ndëshkuar. Vendimi i gjyqtarit ishte mëse i drejtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›