E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albertini Probleme ne funksionimin e Parlamentit

Integrimit. Si nje vend qe pret nje note vleresimi per statusin e vendit kandidat dhe ka marre se fundmi voten pro per liberalizimin e regjimit te vizave Shqiperia po vendoset nen nje monitorim me rigoroz nga ana e Parlamentit Europian dhe partnereve te saj.

Nje gje e tille eshte nenvizuar qarte ne takimin e ministrit te Jashtem Haxhinasto me kryetarin e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian Gabriele Albertini.

Sipas asaj qe njofton ministria jone e Jashtme edhe ne kete rast tonet kane qene optimiste dhe pozitive te pakten sa i perket vullnetit per te permiresuar gjerat.

Albertini vleresoi perpjekjet e Shqiperise ne kuader te procesit te integrimit europian dhe siguroi per vazhdimesine e mbeshtetjes ashtu sikurse u deshmua edhe me voten e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave citon Ministria e Jashtme takimin ku me sa duket asgje zyrtare nuk eshte percjelle per integrimin si proces qe ka perpara disa vleresime konkrete.

Por nga ana e drejtuesit te Komisionit te Jashtem ka ardhur edhe nje kerkese per zgjidhjen e krizes politike.

Ka veshtiresi qe i perkasin situates politike te brendshme qe prodhojne nje paralize te institucioneve parlamentare po ky eshte nje problem qe po i afrohet zgjidhjes. Ceshtja e rezultatit te zgjedhjeve nuk vihet ne diskutim po eshte problemi i politikes se brendshme mes mazhorances dhe opozites. Do perpiqemi te gjithe qe opozita te pranoje rregullat e lojes pasi keto jane rregullat e demokracise tha Gabriele Albertini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›