Formulari A3 ja kriteret e plotesimit

Vetem dy dite me pare ne mbledhjen e qeverise u miratua vendimi per rishperndarjen e kuotave te mbetura bosh. Ne te thuhet se vendet vakante do te rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte.
Shperndarja e kuotave do te realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit qe quhet A3.
Plotesimi Kete formular do te kene te drejte ta plotesojne vetem ata kandidate qe kane plotesuar formularin A2 dhe qe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve.
Kandidatet qe do te vendosin te plotesojne formularin A3 do te kene ne dispozicion me pak kohe sec kishin per plotesimin e A2.
Te pakten keshtu kane pohuar burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Sipas MASH ky afat kohor do te jete me i shkurter per te mos humbur kohe dhe qe kandidatet qe do te shpallen fitues te mos mbeten mbrapa duke qene se viti i ri akademik ka nisur me 11 tetor.
Nese ne formularin A2 ishte lene nje hapesire per te shenuar mesataren e kater viteve te shkolles se mesme ne ate A3 nuk do te ekzistoje nje hapesire e tille.
Kjo per shkak se ata qe kane plotesuar formularin e pare e kane bere kete mbishkrim per pasoje kjo shifer nuk eshte e nevojshme te perseritet.