E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Luan Deliu, viktima e rradhës në stadiumet tona

Aktet e dhunës duken se nuk kanë të sosur në stadiumet tona. Kësaj rradhe është pikërisht stadiumi i Vlorës që është vënë në qendër të vëmëndjes. Pas fitores 0-2 të Elbasanit ndaj Flamurtarit, duket se tifozeria e vlonjate nuk është pajtuar me humbjen dhe ka reguar duke hedhur mjete të forta në fushë. Gjatë "sulmit" vlonjat, trajneri i Elbasanit Lua Deliu ka "ngrënë" disa nga "plumbat" që u hodhën në drejtim të fushës, që e dëmtuan atë. Ky gjest tregon edhe një herë se sa mirë ruhet qetësia në stadiumet tona, ku pothuajse cdo javë nga nga një të plagosur. Kësaj rradhe ishte trajneri Deliu. Po më pas kush do ta ketë rradhën? Të shohim. Por përsëri mbetet shpresa, se ndoshta një ditë në këto stadiume futbolli do të ndiqet pa akte dhune.
Ne që duam të bëjmë traditë edhe ardhjen e femrave në stadiume, duket se nuk do ta arrimë për një kohë të gjatë. Por në rradhë të parë duhet që edhe masat të merren shumë shpejt nga forcat e rendit. Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë atëherë le të shijojmë pak "boks" në stadiume
dhe ta harrojmë futbollin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›