Sinani ndëshkon Vllazninë, Josa humbet me Tiranën

Sinani ndëshkoi ekipin e tij të origjinës, Mirel Josa humbi sfidën me ish-ekipin e tij, Tirana bëri autokritikë për dështimin në Krujë. Ky ishte përfundimit të supersfidës së javës së 14-të, Tirana-Vllaznia i vendosur nga goli i vetëm i Vioresin Sinanit, që u ngjit në kuotën e 10 golave në 14 ndeshjet e para të këtij sezoni. Sulmuesi shkodran i Tiranës, Vioresin Sinani shënoi në minutën e 11, duke shfrytëzuar mjeshtërist gabimin e dukshëm të portierit veteran të Vllaznisë, Armir Grima. Vllaznia pati epërsi në goditje e këndit (3 në pjesën e parë), por Sukaj shpërdoroi një rast të artë në minutën e 59, por 19-vjecari nuk arriti ta conte topin në rrjetë. Pjesa e dytë në fazën sulmuese kishte një emër, Vllazninë. Në minutën e 81, Igli Allmuca, u ndëshkua me dy kartona të verdhë duke e lënë Tiranën me dhjetë lojtarë. E kuqja e katërt e nxjerrë në pesë ndeshjet e javët e 14-të. Shkodrani Uliks Kotrri luajti për shumë minuta i fashosur dhe me shënja gjaku. Edhe mbrojtësi i Tiranës, Nevil Dede luajti me krah të fashosur. Në javën e 15-të, Tirana do të përballet rivalen kryeqytetase, Dinamon, ndërsa Vllaznia do të presë Shkumbinin
Tirana-Vllaznia 1-0
1-0 Sinani 11'
Bilanci midis ekipeve: 145 ndeshje, 67 fitore Tirana, 32 barazime, 46 fitore Vllaznia. Golat: 204-169