E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet marrëveshja, ODHIR: Ska numërim elektronik të votave

Tiranë- Marrëveshja e arritur mes 2 partive kryesore në vend për numërimin elektronik të votave është rrëzuar nga misioni i ODHIR në Tiranë.

Sipas draftit të ODHIR, janë vëzhguar me kujdes të gjitha pikat e arritura nga komisioni i Reformës Zgjedhore dhe janë rrëzuar ndryshimet për numërimin elektronk të votave dhe verifikimin elektronik të kartave të indetitetit në zgjedhjet e 2013- ës.

Sipas ekspertëve vëzhgues, kërkesa e PS- për përdorimin e teknologjisë është e nxituar dhe e pasigurtë, pasi për përdorimin e saj duhen të paktën 3 vjet testime.

Vetë vëzhguesit rekomandojnë që teknologjia të përdoret në mënyrë graduale dhe në shkallë të ulët, kjo pasi duhet më tepër siguri për të shmangur vjedhjen e të dhënave personale.

Pritet që marrëveshja e korrigjuar të ndryshohet brenda 3 ditëve në vazhdim, pasi data 15 Maj është afati i fundit i reformës.

Pas shumë debatesh vetëm pak ditë më parë u arrit një konsensus që numërimi i votave të bëhej në mënyrë elektronike, pasi kjo sipas deputetëve socialistë do të shmangte vjedhjen e votës, por sipas ODHIR për një vend si Shqipëria është ende herët për përdorimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›