E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pullë e re për barnat e spitalit

Kjo do të jetë pulla e re për barnat e spitalit, pa të cilën askush nuk mund ta tregtoj në farmaci private. Ministria e Shëndetësisë vendos të rrisë sigurinë tek ilaçet, e sidomos tek mënyra e tregtimit të tyre.

Në një urdhër të veçantë nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili farmacitë që do të tentojnë të tregëtojnë këto ilaçe, do t`u hiqet licensa.

Sipas numrit një të Shëndetësisë, shtimi i kësaj pulle të re nuk do të ketë kosto shtesë dhe nuk do të reflektojë në çmim për pacientët. Për plotësimin me barna në qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, Vasili tha se janë përfunduar disa nga kontratat për furnizmin me barna.

Tenderimi, për barnat pritet të përfundoj brenda verës, ndërkohë që QSUT vazhdon të vuaj mungesën e një sërë mediakmentesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›