Maturantët, tani me diplomë të re

Procesi i Maturës Shtetërore po shkon drejt fundit, dhe diplomimi i maturanatëve është gati. Diploma e maturës tashmë është shpërndarë në të gjithë shkollat e vendit dhe do të plotësohet pasi maturantët të këne marrë 4 provimet e maturës.
Ndryshe nga përvojat e kaluara, këtë vit ky dokument do të jetë i një formati tjetër, i pajisur me elemente të forta sigurie. Petraq Papajorgji, Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, tha se elementët e sigurisë në këtë diplomë synojnë parandalimin e abuzimeve që janë konstatuar me dëftesat e shkollave të mesme.
Kjo diplomë është shtypur në shtypshkronja të veçanta dhe do të shpërndahet nga Agjencisë Kombëtare e Provimeve. Në të shkruhen gjereralitet e nxënësit.
Ky dokument është në dy gjuhë; shqip dhe anglisht. Diplomës së re do t`i bashkëngjitet edhe një certifikatë që do të përmbajë listën përkatëse të notave të çdo maturanti. Certifikata e notave ka si element sigurie vetëm ID-në e nxënësit, që përputhet me ID-në e tij në diplomë dhe do të jenë të pasqyruara notat e katër ose pesë viteve të shkollës së mesme si dhe notat e 4 provimeve të maturës.